Asistent Menaxher Shitje- Qendra COIN

Rreth nesh

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.

Titulli i postimit * Asistent Menaxher Shitje- Qendra COIN
Kategoria Asistent/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Asistent Menaxher Shitje eshte pergjegjes per te asistuar menaxherin e katit, ne menaxhimin e perditshem te departamentit, duke perfshire menaxhimin e stafit, ambjentin e shitjeve si dhe ne sherbimin ndaj klientit.

Kërkesat e profilit

  • Asiston ne menaxhimin e perditshem te departamentit per te cilin eshte pergjegjes;
  • Kontribuon ne realizimin e synimit te shitjeve, te caktuar nga kompania;
  • Kontribuon ne permiresimin e treguesve komerciale te dyqanit, si dhe menaxhon situatat problematike ne mungese te menaxherit te katit, ne lidhje me sherbimin korrekt te klientit;
  • Merr pjese ne show- room-e, programe trainimi, si dhe workshop-e, te ndryshme te organizuara per fushen ne ndjekje;
  • Kontrollon dhe raporton periodikisht tek menaxheri i katit, per gjendjen e stokut dhe te dhenat e shitjeve, sipas kategorive te produkteve;
  • Merr pjese dhe asiston tek menaxheri i katit per ecurine e procesit te inventarit, te organizuar sipas kerkesave te kompanise;
  • Siguron ne menyre te vazhdueshme zbatimin e standarteve ne sherbimin ndaj klientit duke informuar dhe sugjeruar zgjidhjen e problemeve te tij;
  • Ne bashkepunim me menaxherin e katit, informon stafin per ecurine e aktivitetit, iniciativat e reja, apo çeshtje te tjera qe lidhen me funksionimin e kompanise;
  • Ndjek funksionimin e perditshem te punes ne katin perkates (rregullsine e uniformave te stafit, rregullsine e ambientit, etj) dhe informon Menaxherin e Katit, per çdo problem qe mund te ndodhe ne departamentin qe ka ndjekje;
  • Sigurohet per pajisjen e çdo artikulli me etiketen e çmimit dhe kujdeset per rregullsine e rafteve dhe artikujve te dyqanit;
  • Ndjek zbatimin e programeve te ndryshme promocionale, ekspozimet dhe aktivitetet e ndryshme, ne departamentin perkates.
  • Marja ne dorezim i produkteve te ardhura nga magazina.

Tjetër (Opsionale)

  • Te jete i/e diplomuar, preferohet ne Fakultetin e Ekonomik;
  • Mbi 2 vjet eksperience pune ne fushen e shitjeve;
  • Te zoteroje programet baze te punes ne kompjuter, preferohet te kete njohuri ne programe te menaxhimit komercial;
  • Te kete aftesi negociuese;
  • Te kete aftesi te spikatura komunikimi;
  • Te kete njohuri te gjuheve te huaja: Anglisht dhe Italisht;

 

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. 

Afati i fundit i aplikimit eshte data 19 Dhjetor 2016, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

* Gener 2 merr persiper qe te dhenat e kandidateve te trajtohen ne konfidencialitet te plote.