NJOFTIM PUNËSIMI - OPERATOR REGJISTRIMI NË RRETHE

Rreth nesh

Aleat Sh.p.k. ("Aleat") është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të Idemia Identity & Security (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.

Titulli i postimit * NJOFTIM PUNËSIMI - OPERATOR REGJISTRIMI NË RRETHE
Kategoria Operator
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për OPERATOR REGJISTRIMI në rrethet e mëposhtme:

- Korçë - Komuna Vreshtas
- Shkodër - Komuna Postribë

PERGJEGJESI

  • Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
  • Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
  • Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
  • Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore

Kërkesat e profilit

KERKESA

  • Diploma universitare.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Korrektësi në punë.
  • Ndershmëri dhe maturi.
  • Sjellje serioze.
  • Saktësi në hedhje të të dhënave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
  • Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.

Tjetër (Opsionale)

TE GJITHE TE INTERESUARIT TE DERGOJNE NJE CV TE PLOTE ME DETAJE TE EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANE burime.njerezore@aleat.com DUKE SPECIFIKUAR QYTETIN KU APLIKON.