Operator/e ne Sektorin e Procesimit te Porosive Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes

All Balcans Corporation
Rreth nesh

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 21 vitesh në tregun shqiptar. Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri. Klientët janë partnerët tanë: Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë. Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti. Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj. Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

Titulli i postimit * Operator/e ne Sektorin e Procesimit te Porosive Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes
Kategoria Ekonomist
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:

Operator/e ne Sektorin e Procesimit te Porosive

Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes
 

Detyrat Kryesore

  • Eshte pergjegjes per regjistrimin e faturave me perpikmeri ne dy siteme, F5 dhe ERP.
  • Kujdeset qe procesi i regjistrimit te faturave te behet korrektesisht, dhe procedura te shkoje drejt procesimit,
  • Jep mbeshtetje ne procese te tjera te punes ne sektorin e finances,
  • Pergjigjet per procesimin direkt te faturave qe jane regjistruar ne sistem,
  • Kujdeset qe procesi ecen ne perputhshmeri me ate cfare kerkohet dhe vijon zbatimit i tij nga stafi i magazinave dhe e ndjek ate,
  • Bashkepunon me menaxheret e linjes si dhe me anatere te tjere te stafit per mbarevajtjen e procesit te punes,
  • Jep suport ne sektorin e finances per disa nga operacionet kyce,
  • Ne bashkepunim me kolege te tjere si dhe Supervizorine Logjistikes, pergjigjet per realizimin e inventarit ne cdo tre muaj ne magazine,
  • Pergatit raporte, si dhe proces verbale lidhur me humbjet qe mund te kete per produkte te ndryshme,
  • Eshte pergjegjes per mbarevajtjen e procesit te shkarkimit te produkteve prane magazines,
  • Siguron qe procesi shkon mire dhe konform regullores duke qnedruar prezent,
  • Detyra te tjera qe mund t’i caktohen.

Tjetër (Opsionale)

  • Diplomë universitare në fushën Ekononike, Finance,
  • Eksperience e ngjashme rreth 2 vite,
  • Njohur shume te mira ne F5 dhe ERP,
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi shume te mira në MS office,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese,
  • Aftësi të mira organizative,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën,
  • Të jetë i/e gatshëm të pershtatet dhe të marrë përgjegjësi,
  • Të jetë i/e besueshëm,
  • Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe të punoj nën presion,
  • Te jetë i/e aftë të punojë në grup,
  • Të jetë dinamik/e.

 

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

[email protected]

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 01.11.2017.

__________________

All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com