MENAXHER I SHITJES-PRISHTINA

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * MENAXHER I SHITJES-PRISHTINA
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës



 

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  •        Njeh dhe zbaton me perpikmeri procedurat operacionale, IP dhe rregulloret e punes te lidhura me postin;
  •         Njeh politikat e shitjes së kompanisë dhe t’i zbaton me rigorozitet ato në çdo proces të shitjes, duke qenë në përputhje me Modelin e Biznesit të përcaktuar në kompani;
  •          Njeh specifikat e bizneseve të klienteve për të cilët kujdeset, kapacitetet blerëse dhe politikat e tyre te shitjes kur i aplikojne. Analizon me kujdes marrëdheniet me klientet e tij dhe bën propozime të vazhdueshme për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve;
  •          Informon superiorin mbi çdo ndryshim në zonën/ kategorine e klienteve që ai mbulon (hapjen e bizneseve të reja, mbyllja apo riorganizimi i atyre ekzistuese, etj.);
  •         Njeh shumë mirë strukturën e çdo klienti qe trajton (Prokurimet, IT Depat., Dept. Juridik etj.) dhe procedurat e tyre të blerjeve. Ka njohuri për procesin e blerjes te tyre (kriteret e vendimmarrjes, matricën e influencës, etj) dhe ndan këtë informacion me ekipin e shitjeve;
  •          Mban marrëdhënie korrekte me klientet me qëllim garantimin e një bashkëpunimi sa më produktiv dhe afatgjatë me ta;
  •         Ndjek ne menyre te vazhdueshme situaten me konkurentet raporton tek DSH ne menyre periodike minimalisht nje here ne jave;
  •          Eshte pergjegjes per ndertimin e nje database me informacion sa me te detajuar per konkurencen me qellim analizimin e saj ne menyren sa me profesionale;
  •         Realizon target e shitjes të vendosur nga kompania per periudhën;
  •         Nderton edhe dergon tek DSH planifikime per shitje me baze mujore edhe javore. Cdo jave dergon raport me shkrim duke paraqitur situaten ne krahasim me planin e dërguar;      
  •    Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë;
  •        Jep informacionet e nevojshme dhe te sakta per vendimmarrje statusi per klientet e rinj dhe ekzistues;
  •         Mirëmban kontratat me klientët e tij dhe kujdeset për rinovimin e tyre;
  •         Është përgjegjës për të gjithë ciklin e shitjes nga evidentimi i oportuniteveve deri kryerjen e pagesës nga klienti;
  •         Identifikon oportunitete për të përmirësuar/rritur shitjet. Regjistron ne kohe oportunitetet dhe update te dhenat, sipas menyres se percaktuar per kompaninë;
  •          Realizon aktivitete shitjeje duke u fokusuar tek klientët e rinj ose ekzistues nëpërmjet prezantimeve të ndryshme, realizimin e demonstrimit të zgjidhjeve. Transmeton dhe ndjek ecurinë e ofertave dhe paketave që përcakton SMP dhe përcjell feedback-un nga klientët e tij;
  •          Propozon politika eficiente për shitjet, të dedikuar për segmentin e tregut;
  •          I jep ide tek DSH për aktivitete marketing/promocione dhe implementimin e tyre;
  •          Kupton kërkesat e klientit dhe eshtë aktiv në realizimin e përgjigjeve në kohë për RFI/RFP. Rekomandon saktë produktet/sherbimet për kërkesën e klientit;
  •          Bashkëpunon me PM, Asistente shitje, etj nga ekipi i kompanise (sipas nevojes) për të pergatitur/mundesuar ofertimin (produktet/sherbimet, planifikime pune / burimesh);

Detyrat Kryesore

  •          Vlerëson opsione alternative për të ekzekutuar oportunitetet duke u nisur nga zgjidhjet me kosto/efektive pa ndikuar negativisht cilesine e zgjidhjes dhe levrimit tek klienti;
  •         Jep kuotime/oferta brenda statusit te caktuar ne kompetence te tij dhe kerkon miratim tek superioret (DSH, BD) per rastet e parashikuara ne procedurat dhe rregulloret e kompanise.
  •         Është aktiv në shitjen e produkteve nga stoku i keq;
  •         Analizon dhe raporton me shkrim ofertimet/kuotimet qe nuk jane mbyllur me sukses;
  •        Ndjek dhe koordinon me eficiencë proceset e punës me strukturat e tjera ndihmëse siç janë Produkt Menaxherët, Asistente shitje, Servis, Kontabilitet, Finance, Magazine,  në funksion të realizimit te kerkeses se klientit ne kohe;
  •         Realizon/ siguron faturime të shpejta dhe të sakta sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme në funksion të realizimit shpejt dhe me efecientë të kërkesave;
  •         Ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe eficiente debitoret për të mbajtur nën kontroll nivelin e kreditimeve;
  •         Zgjidh me sukses situatat problematike duke mbrojtur interesat e kompanisë;
  •          Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjeve për të ndarë ekspertizën. Ndihmon në çdo rast kolegët e niveleve më të ulëta;
  •         Eskalon tek Superiori problemet qe has gjate procesit te punës;
  •         Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen;
  •       Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik ne pune;
  •          Zbaton PO Kontrolli i Jokonformiteteve: raporton çdo shmangie nga konformiteti që konstaton dhe kryen të gjitha detyrat që i ngarkohen për korrigjimin e tyre;
  •        Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posacme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.

 

Tjetër (Opsionale)

 

KËRKESAT E PROFILIT:

  •         Diplome universitare – ekonomik ose shkenca kompjuterike;
  •         Te pakten 3 vjet experience ne pozicione pune analoge ne kompani private;
  •         Njohuri e mire e produkteve IT – e detyrueshme;
  •         Njohje shume e mire e gjuhes angleze;
  •         Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese.

 

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: de.berisha@headhunter.al , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Dezera BERISHA në numrin e telefonit + 386 49 88 70 57 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 10. Nentor 2017.