Specialist i Zhvillimit të Aplikacioneve dhe Databazave

Rreth nesh

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.

Titulli i postimit * Specialist i Zhvillimit të Aplikacioneve dhe Databazave
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Specialist i Zhvillimit të Aplikacioneve dhe Databazave është përgjegjes për mbarëvajtjen e aplikacioneve dhe bazave të të dhënave në kompaninë Gener2. Analizon dhe zhvillon aplikacione në përputhje me nevojat e kompanisë si dhe menaxhon teknikisht platformat ERP dhe WEB/Mobile.

Detyrat Kryesore

  • Analizon dhe zhvillon programe software në varësi të kërkesave të departamenteve të kompanisë.
  • Analizon nevojat për programe te reja në kompani dhe propozon zgjidhje në lidhje me to.
  • Menaxhon të gjithë platformat Web/Mobile.
  • Ndjek implementimet e reja për sistemet ERP dhe menaxhon mbarëvajtjen e sistemeve.
  • Krijon dhe menaxhon bazat e të dhënave ku ruhet informacioni i kompanisë.
  • Kryen ditë pas dite Shërbimin dhe Suportin për të gjitha aplikacionet që përdoren për menaxhimin e të dhënave.
  • Suporton punonjësit për problematika në përdorimin e Software.
  • Ndjek procedurat bazë të përcaktuara për sistemet e IT dhe realizon dhe kontrollon backupet kryesore të sistemeve në përgjegjësine e tij.
  • Raporton tek drejtori i drejtorise për cdo problem lidhur me SLA dhe problematikat me nënkontraktorët .

Tjetër (Opsionale)

  • Te ketë përfunduar fakultetin e Ekonomisë Informatike/ Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri Informatike;
  • Njohuri të plota mbi Sistemet Operative dhe Bazat e të dhënave
  • Njohuri të plota të ASP.NET dhe SQL .
  • Njohuritë mbi gjuhën PHP përbëjnë avantazh.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane;
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune në  pozicion të ngjashëm

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. 

Afati i fundit i aplikimit eshte data 28 Shkurt 2018, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale