MENAXHER I OPERIMEVE – FERIZAJ

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * MENAXHER I OPERIMEVE – FERIZAJ
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Ndihmon bordin e qendrës tregtare në përcaktimin e vlerave, misionit, vizionit dhe qëllimeve afat-shkurtëra dhe afat-gjata;
  • Njofton në vazhdimësi bordin për gjendjen e qendrës tregtare dhe faktorët që kanë ndikuar për atë gjendje;
  • Identifikon problemet dhe mundësitë dhe i adreson ato; ato të cilat janë të rëndësisë së lartë i dërgon tek bordi për diskutime dhe vendime të mëtutjeshme;
  • Njofton bordin për trendet, çështjet, problemet dhe aktivitetet për të modifikuar apo krijuar politika të reja;
  • Mbikëqyr dhe menaxhon aktivitetet e përditshme të qendrës tregtare, dhe kujdeset për funksionim dhe organizim të mbarëvajtjes së punës;
  • Kujdeset që të ketë stabilietet organizativ dhe kualitet të punës nëpërmjet implementimit të standardeve dhe kontrollit, procedurave dhe vlerësimit të vazhdueshëm;
  • Zhvillon strategji të kualitetit të lartë dhe plane për ti përputhur ato me planet afat-gjata dhe afat-shkurtëra;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë qiramarrësit aktual dhe menaxhon të gjitha situatat dhe çështjet që kanë të bëjnë me qendrën tregtare;
  • Organizon takime me qiramarrës potencial për qendrën tregtare të cilët mund të jenë të përshtatshëm dhe që mund të sjellin përfitime në qendër tregtare si për qiramarrësit aktual po ashtu edhe për qendër tregtare në tërësi;
  • Merr vendime për investime për të rritur qëndrueshmërinë dhe profitabilitetin e qendër tregtare;
  • Mbikëqyr mbarëvajtjen e bizneseve në qendër tregtare për tu kujdesur janë janë në përputhshmëri me rregulloret e qendrës tregtare;
  • Rishikon raportet financiare për të gjetur mundësi për përmirësime dhe rritje të profitabilitetit;
  • Krijon besim tek qiramarrësit kryesor dhe kujdeset që kënaqësia e tyre të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm;
  • Analizon situatat problematike dhe ofron zgjidhje për tu kujdesur që që qendra tregtare të ketë stabilitet dhe mundësi të rritjes;
  • Krijon njohuri për tregun dhe industrinë e qendrës tregtare dhe kujdeset që të jetë në hap me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Detyrat Kryesore

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë në Administrim Biznesi, Ekonomi apo fushë të ngjashme.
  • Përvojë në industrinë e afarizmit.
  • Përvojë minimum pesë vite në pozita udhëheqëse.
  • Aftësi të zhvilluara në komunim dhe menaxhim.
  • Aftësi organizuese dhe analitike.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të shkëlqyera në financa dhe marketing.
  • Njohuri në MS Office.

PAGESA:       Konkuruese.

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@headhunter.al , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Dren XHEMA në numrin e telefonit +377 44 22 44 66   (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 23 Mars 2018. 

 

Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV)

Paga Konkuruese