DREJTUES I MARKETINGUT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN I GRUPIT - TIRANË

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * DREJTUES I MARKETINGUT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN I GRUPIT - TIRANË
Kategoria Marketing/ PR
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një kompanie të njohur me aktivitet prodhimin e ushqimeve blektorale, kërkojmë të punësojmë në Tiranë:

DREJTUES I MARKETINGUT DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN I GRUPIT

MISIONI:

Harton politikën kryesore të Grupit dhe planifikon, organizojë dhe ekzekutojë strategji dhe fushata të suksesshme marketingu dhe MP për të gjithe kompanitë, me qëllim që të mbështetë qëllimet e biznesit, të pozicionojë produktet e Grupit në treg me qëllim përmirësimin e pozicionimit në treg dhe rritjen e shitjeve. Të përforcojë dhe ruajë imazhin pozitiv të Grupit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgatit dhe jep direktiva për planin strategjik të marketingut dhe buxhetin e çdo Kompanie, në përputhje me biznens planin e Kompanive;
  • Mbikqyr politikat e marketingut, strategjitë dhe aktivitetet, në përputhje me planin specifik të marketingut të secilës Kompani;
  • Përgatit rregullisht raportet për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara, pozicionin e produkteve të Kompanisë dhe të tregut;
  • Zbaton dhe mbikqyr një imazh dhe politikë Grupi të paraqitjes publike, të unifikuar.
  • Organizon, ndjek dhe mbikqyr të gjithë kanalet e komunikimit të brendshëm (intranet) dhe të jashtëm (internet, PR dhe aktivitet e reklames, fushatave dhe eventeve);
  • Manaxhon dhe zhvillon punonjësit e Departamenteve të Marketingut të cdo Kompanie, përgjegjës për ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara;
  • Bashkëpunon me të gjithë njësitë strukturore të lidhura të Grupit dhe gjithashtu me nënkontraktorët, me qëllim që të sigurojë një proces efektiv pune dhe të arrijë objektivat.

Detyrat Kryesore

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Aftësi Drejtuese dhe të punës në grup.
  • Njohuri të shkëlqyera të fushës së marketingut, trendeve e teknikave bashkëkohore.
  • Rreth të gjerë kontaktesh dhe informacion mbi specifikat e fushave të biznesit me të cilat operon Grupi
  • Aftësi planifikimi strategjik dhe afatgjatë
  • Aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit dhe mbajtjes së marrdhënieve me palët e brendshme dhe të jashtme
  • Aftësi të mira të design dhe Webdesign
  • Aftësi të mira dhe fleksibilitet për të hartuar dhe zbatuar plane ndërhyrje dhe fushata marketingu imediate, apo manaxhim të situatave të krizës.
  • Aftësi negociuese dhe nivel i lartë integriteti
  • Diplomë BSc në profilin Ekonomik, Marketing, Administrim Biznesi, Marrdhënie Publike  (Diploma master përbën avantazh)
  • Njohuri të shkëlqyera të Anglishtes së folur dhe të shkruar.
  • Leje drejtimi automjeti dhe i/e aftë të udhëtojë në mënyrë të pavarur
  • 5+ vite si Drejtues Marketingu në një Kompani private ose Institucion Shtetëror apo si Senior Key Account në një Agjensi Marketingu e PR, me reputacion

 

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.ilirjani@headhunter.al, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Elton ILIRJANI në numrin e celularit + 355 68 8700000 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/04/2018

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Paga Konkurruese