Inxhinier Zbatimi

Mane TCI
Titulli i postimit * Inxhinier Zbatimi
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.


Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar në fushën e ndërtimit.


Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja:  Palas, Vlorë


Përmbledhja e Pozicionit:


Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.


 

Kërkesat e profilit

Detyra dhe Përgjegjësi : 


• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
• Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
• Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes
• Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi  (teknik, brigadier, hidraulik,  elektricist, topograf) për punime në kantier
• Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
• Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
• Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

 

Tjetër (Opsionale)

a. Edukimi:


Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.


b. Eksperiencat e punës:


Të ketë experiencë pune 5 deri në 7 vjet.

c. Kualifikime të tjera:

• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)

d. Aftësi të tjera:

• Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh)

Mënyra e aplikimit:


Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@manetci.al   me subjekt MTCI_1018 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi


Afati i dorëzimit: 20 Maj 2018


Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Kliko per versionin PDF
    Page: /