Inxhinier Zbatimi

Mane TCI
Titulli i postimit * Inxhinier Zbatimi
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Kërkesat e profilit

• Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
• Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
• Kontrollin e firmve nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
• Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
• Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
• Përgatitjen e snegg listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
• Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
• Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
• Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
• Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
• Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
• Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
• Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
• Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Tjetër (Opsionale)

~• Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh);
• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;


• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë efikase problematikat, komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)
 

Kliko per versionin PDF
    Page: /