Inxhinier Kostoist

Mane TCI
Titulli i postimit * Inxhinier Kostoist
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë perodike në degën teknike dhe financë, hartimin e preventivave dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë

Kërkesat e profilit

• Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet;
• Rakordimi mujor me departamentin e financës për inventarët ,gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materinaleve;
• Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
• Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
• Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM,PT,IK;
• Raportimi i kostos së objekteve tek PM, DT  dhe departamenti i Financës;
• Prëgatitja e preventivave të paketave tenderuese;
• Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
• Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave  të kontrollit  tatimor;
• Kontrolli të tregut për çmime të dhëna nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek PM për ti ardhur në ndihmë negocimeve të ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventive;
• Asistence në përgatitjen e Buxhetit mujor ,Cost raport dhe Cash Flow, të punimeve;
• Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
• Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare
 

Tjetër (Opsionale)

• Te ketë eksperiencë në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;
• Experiencë si inxhinier zbatimi mbi 5-së vjet në ndërtime civile;
• I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
• Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
• Te njohë programet bazë në kompjuter, autocad.
 

Kliko per versionin PDF
    Page: /