Menaxher i Qendrës së Mirëmbajtjes

Rreth nesh

Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror

Titulli i postimit * Menaxher i Qendrës së Mirëmbajtjes
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Part Time
Përshkrimi i Punës

Titulli i kërkuar i studimit: Diplomë Master në inxhinieri në një nga fushat e mëposhtme: mekanike, elektrike apo industriale. Çertifikatat ose kurset e tjera të studimit / trajnimit konsiderohen si plus.

Aftësitë kryesore: Aftësi të mira kompjuterike. Aftësi të shkëlqyera në udhëheqjen dhe menaxhimin e personelit. Aftësi të dëshmuara në drejtimin e mjeteve “all-road” prej përafërsisht 180 CV në shtigjet malore me gunga (kjo aftësi do të testohet).

Vlerësohet përvoja në zyrat e inxhinierisë teknike të fituara veçanërisht në fazat e realizimit të projekteve. Njohja e përgjithshme e obligimeve kryesore të kërkuara në realizimin e një projekti veçanërisht lidhur me lejimin dhe marrëdhëniet me autoritetet. Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, procedurat dhe kuptimin e planeve të mirëmbajtjes. Mund të kërkohet një bazë për vlerësimin e tokës.

Kërkesa të tjera: Disponueshmëria për të punuar në çdo lokacion të JV (Qarkut Korçë, Berat dhe Fier) dhe / ose në Stacionin e Kompresorit Fier, duke punuar në udhëtim, në detyrë dhe / ose në ndryshim sipas rregullave të PV, pjesëmarrja në trajnime teknike të specializuara (me vlerësime përfundimtare ) ose në vend ose jashtë vendit.

Karakteristikat dhe kapacitetet personale: aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip; aftësi të mira të komunikimit dhe integrimit me bashkëbisedues të ndryshëm dhe aftësi të mira analitike dhe modeluese.

Aftësitë gjuhësore

Shqip : e shkruar dhe e folur, gjuha amtare

Anglisht: niveli i preferuar b1, i shkruar dhe i folur (parashihet një trajnim specifik i gjuhës me një test përfundimtar)

Italisht: njohuria bazë e shkruar dhe e folur është një plus

Detyrat Kryesore

Kandidati do të garantojë përfundimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes lidhur me sistemin e tubacionit TAP, duke siguruar arritjen e KPI-ve (Treguesit Kryesorë të Performancës) kontraktuale në përputhje me të gjitha standardet TAP dhe JV.             

Në veçanti, kandidati do të:

Siguron përfundimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me planet e mirëmbajtjes kontraktuale të tubacionit / faciliteteve TAP dhe arritjen e të gjitha KPI-ve kontraktuale në përputhje me standardet kontraktuale dhe JV.

Siguron menaxhimin dhe mbështetjen e personelit në aktivitetet e mirëmbajtjes dhe në ndërhyrje të tjera të nevojshme përgjatë rrjetit.

Siguron planifikimin dhe organizimin në lidhje me aktivitetet e ekipeve të Qendrës së Mirëmbajtjes.

Vlerëson rezultatet e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe siguron zbatimin e veprimeve korrigjuese pasuese.

Siguron  verifikimin e pajtueshmërisë me kërkesat e HSEQ(Health, Safety, Environment, Qyality).

Siguron lejet e punës për menaxhimin kontraktual.

Siguron menaxhimin e të gjithë nënkontraktorëve të JV-së.

Siguron aktivitetet e menaxhimit fizik të magazinës në përputhje me kontratën TAP / JV.

Siguron  menaxhimin e marrëdhënieve dhe informacioneve me njësinë përkatëse administrative vendore me TAP dhe në përputhje me direktivat e administratës.

Siguron dhe ekzekuton shërbimet e turneve / thirrjes dhe ndërhyrjeve emergjente duke verifikuar alarmet e mirëmbajtjes dhe programimin e veprimeve korrigjuese.

Siguron monitorimin e disponueshmërisë së materialeve, mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për aktivitetet.

Siguron menaxhimin e duhur (paralajmërimi dhe veprimet pasuese të menjëhershme) të ndërhyrjeve me palët e treta.

Për më tepër, kur kërkohet nga klienti në përputhje me kontratën e shërbimit dhe në përputhje me udhëzimet e selisë së JV, kandidati do të:

Kryen dhe menaxhon inspektimet paraprake për të verifikuar realizueshmërinë e investimeve të mirëmbajtjes dhe realizimin e punëve të vogla, kur miratohet.

Siguron lidhjen me entitetet publike dhe private për patrullimin e territorit të finalizuar në një operacion të saktë të rrjetit.

Siguron  mbështetjen gjatë fazave të realizimit në marrjen e koncesioneve publike ose lejeve private.

Siguron përditësimin e sistemit dhe menaxhimit të bazës së të dhënave.

Lëshon dhe menaxhon  urdhërat e punës dhe kontrollon  punët e kontabilitetit për aktivitetet përkatëse.

Siguron  aktivitetet për menaxhimin e duhur teknik / administrativ të njësisë vendore përkatëse.

Aktivitete Bashkëpunuese

Në përputhje me zyrën qëndrore, kandidati do të:

Arkivojë dokumentacionin e njësisë / proceseve përkatëse.

Koordinon dhe organizon punën e njësive specifike të stafit.

Merr pjesë në vendosjen e buxheteve për njësinë përkatëse.

Kryen aktivitete të kontrollit të brendshëm në lidhje me çështjet e pajtueshmërisë për njësinë përkatëse.

Menaxhimi i shërbimeve të jashtme dhe / ose aktiviteteve administrative lidhur me kontratat sa i përket çështjes.

Tjetër (Opsionale)

Në varësi:

Përgjegjësi O&M (Selia JV )

Vendodhja  kryesore e punës

Qarku Korçë, Berat, Fier.

Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: info@albgaz.al