Kompania “Mon Chéri” Kerkon te punësoje Menaxher të përgjithshëm

Rreth nesh

“Mon Cheri” sh.p.k. është kompani që operon në tregun shqiptar të shërbimeve, me fokus sektorin e ushqimit dhe pijeve. Mon Cheri është e para “coffee shop company” në tregun shqiptar, duke sjellë risinë e produkteve të kafeterisë, të cilat mund të konsumohen rrugës për në punë apo në shkollë.

Titulli i postimit * Kompania “Mon Chéri” Kerkon te punësoje Menaxher të përgjithshëm
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përshkrim i përgjithshëm i punës:

Ky pozicion pune kontribuon në suksesin e Mon Cheri duke udhëhequr stafin e dyqaneve për të krijuar dhe mbajtur të njëjtin starndart me konsumatorët dhe partnerët e tij. Menaxhon veprimtarinë e përgjithshme të dyqaneve dhe në vecanti supervizon dhe drejton stafin e dyqaneve, duke sigururar kënaqësinë e klienteve dhe cilësinë e produkteve. Menaxhon performancën financiare të dyqaneve dhe vendos objektiva për secilin dyqan.

Kërkesat e profilit

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Udhëheq zbatimin e programeve të kompanisë duke zhvilluar plane veprimi si dhe motivon e orienton stafin sesi të arrihen objektivat e vendosura
Vendos objektiva për punonjësit e dyqaneve          
Menaxhon mirë situtatat me volum të lartë pune duke i transmetuar energji pozitive punonjësve
Menaxhon me integritet dhe ndershmëri duke promovuar kulturën, vlerat dhe misionin e Mon Cheri
Ofron trajnim dhe orientime për stafin e dyqaneve që të arrihen objektivat operacionale.
Në mënyrë të vazhdueshme kontrollon situatën e dyqaneve dhe indikatorët e biznesit për të identifikuar problemet dhe mundësitë për përmirësim.
Motivon stafin për të arritur objektivat e kompanisë.

 

KUALIFIKIME/KËRKESA:

Të ketë përfunduar arsimin e lartë
Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në te njëjtin profil
Mosha 35 deri në 45 vjeç
Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi
Të jetë i përkushtuar në punë, të ketë vetëbesim dhe vetë-motivim
Të jetë i aftë të kryejë detyrat sipas prioriteteve që kanë
Të jetë i aftë të menaxhojë situata të ndryshme njëkohësisht
Të ketë aftësi shumë mira komunikuese
Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve
Të ketë aftësi organizative dhe planifikuese
Të ketë aftësi të shkëlqyera të punës në grup.

Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju ftojmë të dërgoni CV tuaj,Letër interesimi dhe Referenca në punësim@moncheri.al ose të aplikoni në këtë dritare punësimi.

“Mon Chéri”
Rr. Dardania , Autostrada Tr-Dr, km 5 Tirane