DREJTOR EKZEKUTIV – PRISHTINË

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * DREJTOR EKZEKUTIV – PRISHTINË
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Rreth pozitës:

Një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit në vend është në kërkim të një drejtori ekzkutiv për të mbikëqyrur dhe kontrolluar të gjitha aspektet strategjike dhe afariste të kompanisë, përgjegjës/e për drejtimin e duhur strategjik dhe krijimin e një vizioni për të garantuar suksesin e kompanisë.

Detyrat Kryesore

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Përcakton drejtimin e biznesit duke punuar me bordin e drejtorëve  dhe anëtarët tjerë kryesorë të ekipit për të krijuar dhe zbatuar strategji dhe objektiva afatgjata dhe afatshkurtra.
  • Drejton të gjitha aspektet e kompanisë duke shqyrtuar punën e të gjitha departamenteve për të arritur qëllimet e kompanisë.
  • Zhvillon strategji biznesi duke e siguruar përputhjen e tyre me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata.
  • Udhëheqë dhe motivon stafin për të avancuar punën dhe angazhimin e tyre dhe krijon një ekipë menaxheriale me performancë të lartë.
  • Mbikëqyr operimin dhe aktivitetet e biznesit për të siguruar rezultatet e dëshiruara dhe përputhjen e tyre me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm.
  • Rishikion raportet financiare dhe jofinanciare për të hartuar zgjidhje ose përmirësime.
  • Analizon situatat dhe dukuritë problematike për të ofruar zgjidhje dhe siguruar rritjen e kompanisë.
  • Vazhdimisht mëson dhe ka njohuri të thellë mbi tregun dhe industrinë.
  • Merr vendime mbi investime me cilësi të lartë për të çuar përpara biznesin dhe për të rritur fitimet.

Tjetër (Opsionale)

KËRKESAT E PROFILIT:

  • MSc / MA në administrimin e biznesit ose fusha përkatëse.
  • Përvojë pune 10 vjeçare si Drejtor Ekzekutiv ose në pozita të tjera të larta menaxheriale.
  • Përvojë në zhvillimin e strategjive fitimprurëse .
  • Njohuri mbi financat e korporatave dhe parimeve të menaxhmentit performues .
  • Njohja me funksione të ndryshme të biznesit si marketing, financa, burime njerëzore etj.
  • Njohja e hollësishme e qeverisjes së korporatave dhe praktikave më të mira të menaxhimit të përgjithshëm.
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze .
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse.
  • Aftësi analitike dhe aftësi për të zgjidhur probleme.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit dhe të folurit publik.
  • Eksperinca e mëparshme në rol udhëheqës në kompani prodhimi konsiderohet si avantazh.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 12 Shtator 2018. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Paga Konkuruese