MENAXHER I PIKËS SË SHITJES – FERIZAJ

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * MENAXHER I PIKËS SË SHITJES – FERIZAJ
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Menaxhimi i procesit të gjithmbarshëm të punës në Pikën e Shitjes të Kompanisë.
  • Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga Kompania
  • Menaxhon dhe motivon stafin e degës.
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri.
  • Promovon dhe shet produktet e Kompanisë për persona fizik dhe biznese.
  • Përfaqëson denjësisht Kompaninë tek publiku.
  • Përpilimi i raporteve në bazë të kërkesave të menaxhmentit.
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin e Kompanisë, për të kuptuar dhe zbatuar të gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit.
  • Përpilon dhe menaxhon listën e stokut për të gjitha pasuritë e Kompanisë.
  • Menaxhimi i kontratave me marrëveshje dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në kyçjen e klientit në rrjet.
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues dhe angazhohet për rritjen e klientelës.
  • Kontrollimi i shpenzimeve operative të pikës së shitjes.
  • Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet nga menaxhmenti e që ka të bëjë me pozitën e tij.

Detyrat Kryesore

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në Ekonomi/Administrim Biznesi ose të ngjajshme
  • Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 3 vite,
  • Të ketë përvojë pune në shitje.
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse, aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të jetë analist i mirë;
  • Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
  • Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet.
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
  • Të posedojë patentë shoferi.
  • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë (e preferueshme).

Tjetër (Opsionale)

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 13 Shtator 2018. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Paga Konkuruese