INXHINIER PROKURIMESH - TIRANE

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * INXHINIER PROKURIMESH - TIRANE
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një prej klientëve tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri: 

INXHINIER PROKURIMESH

PERSHKRIM I PERGJITHSHEM

Inxhinieri i prokurimeve mbulon blerjen e mallrave dhe shërbimeve që nevojiten për aktivitetin e kompanisë. Ka njohuri shumë të mira dhe njeh deri në detaje pajisjet, materialet dhe sherbimet që nevojiten në fushën e ndërtimit dhe është i aftë të identifikoj dhe përzgjedh kompanitë që i tregtojnë.

Pergjegjesite kryesore:

  • Njera prej pergjegjesive kryesore eshte te perzgjedh furnitoret e duhur per te kryer blerjet. Duhet te kryej nje kerkim te hollsishem te tregut, te takohet me personat e shitjeve dhe te krahasoj produktet dhe cmimet qe ofrohen.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe kërkimi I bashkëpuntorëve të rinjë;
  • Analizon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje kompanite e reja dhe produktet me innovative;
  • Përgatit kërkesën për oferte në bazë të nevojave të prodhimit;
  • Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra;
  • Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
  • Negocion me furnitoret afatet, termat dhe kushtet sa me te favorshme per kompanine;
  • Suporton në procesin e perpilimit të kontratave per produktet dhe sherbimet e blera;
  • I orientuar per te optimizuar prodhimin dhe ulur kostot e kompanise;

Detyrat Kryesore

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit, Mekanike, Hidroteknike;
  • Eksperience pune mbi 10 vjet nga te cilat te pakten 3 ne prokurime;
  • Aftesi shume te mira organizative dhe komunikuese;
  • Te kete aftesi shume te mira negocimi;
  • Te jete perdorues i avancuar i programeve kompiuterike;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze dhe italiane;

Tjetër (Opsionale)

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 24/09/2018


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Paga Konkurruese