MAGAZINIER - DURRES

Rreth nesh

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company operating in Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, Bosnia and Herzegovina and USA. We offer the newest mentality in Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.

Titulli i postimit * MAGAZINIER - DURRES
Kategoria Kontabël/Financë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një Grupi per hoteleri dhe ndertime, kërkojmë të punësojmë në Durrës;

MAGAZINIER

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazine;
  • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratori/ja e kompanisë;
  • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre;
  • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.;
  • Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazines;
  • Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse;
  • Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim;
  • Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte;
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
     

Detyrat Kryesore

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Të ketë arsim të lartë,dega Ekonomik;
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme pune ,mbi 3(tre) vite;
  • Të jetë korrekt, dhe të aftësi të mira inventarizimi;
  • Të ketë njohuri të mira të programit financiar,Financa 5,Alpha, programe menaxheriale hotelerie(Trinis etj..);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese , bashkëpunuese dhe raportuese

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: m.ilirjani@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Metjona ILIRJANI në numrin e celularit + 355 68 8045277 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 10/10/2018

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Paga Konkurruese