KETRI WEB - Front-end developer (Tiranë)

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * KETRI WEB - Front-end developer (Tiranë)
Kategoria Programues
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Jemi në kërkim të një individi të talentuar në pozicionin "Front-end developer". Kandidatët duhet të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune me teknologjitë e front-end.

Kërkesat e profilit

Detyrat
- Dizenjimi dhe zhvillimi i projekteve të vogla/mesme
- Zhvillimi i banerave të animuar
- Modifikime në projekte ekzistuese
- Testimi i platformave
- Shkrimi kodit të pastër dhe të mirëorganizuar

Njohuri të domosdoshme teknike
- Njohuri të mira në HTML dhe CSS
- Njohuri në JavaScript
- Njohuri në UX/UI design
- Njohuri të përgjithshme kompjuterike

Njohuri shtesë
- Njohuri bazë në back-end
- Njohuri konceptuale në dizajn

Aftësi personale të domosdoshme
- Anglishte e rrjedhshme
- Vëmendje ndaj hollësive
- Vetëpërmirësim i vazhdueshëm profesional
- Saktësi në shkrim
- Orientim drejt cilësisë
- Mendim analitik

Përfitime
- Angazhim në projekte interesante
- Mundësi zhvillimi profesional
- Ambient i këndshëm

Tjetër (Opsionale)

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut të mëposhtëm.
www.ketri.al/sq/front-end-developer-aplikim-pune

Orari i punës është 8:30 - 17:00, e hënë - e premte.

--
Website: ketri.al
Linkedin: linkedin.com/company/ketriweb
Facebook: facebook.com/ketriweb