Magazinier

ART AND TOURISM DEVELOPMENT GROUP
Rreth nesh

Art and Tourism Development Group is one of the largest Hotel & Tourism Industry Company with a large extend on the Albanian Coast. With stylish rooms and convenient apartments in a very prestigious locations, you will find the ideal place for a productive business and enjoyable leisure time. You will definitely enjoy a new service that has mastered the balance between modernism of the business world and traditions of the Albanian hospitality.

Kategoria Hoteleri/Turizëm
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:

Magazinier

Përshkrim i përgjithshëm

Magazinieri do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Shefen e Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjëndjes financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
  • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
  • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
  • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrja në dorëzim) apo daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje, procesverbale etj;
  • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
  • Mban procesverbale për cdo incident;
  • Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dhe dokumenta e kartela përkatëse;
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;
  • I aftë për të marrë përgjegjësi;

 

Kërkesat e profilit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë eksperiencë jo më pak se 3- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Njohuri të mira në programin Alpha;
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

 

Tjetër (Opsionale)

Ofrohet:

Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.