KETRI WEB - Web/UX designer (Tiranë)

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * KETRI WEB - Web/UX designer (Tiranë)
Kategoria Art/Design
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Ketri Web, kompani programimi e specializuar në programim custom për web, kërkon një individ të talentuar në pozicionin "Web/UX designer".

DETYRAT
- Kërkimi dhe analiza e sjelljes së përdorueseve
- Krijimi i wireframes dhe prototypes
- Krijimi i dizajnit të website-eve / aplikacioneve web
- Përpunimi i imazheve të ndryshme për web
- Testimi i website-eve / aplikacioneve web
- Përmirësimi i dizajnit të projekteve aktuale

Kërkesat e profilit

NJOHURI TË DOMOSDOSHME TEKNIKE
- Njohuri mbi UI/UX design
- Njohuri mbi HTML, CSS, Adobe XD
- Njohuri mbi koncepte teorike të dizajnit

NJOHURI SHTESË
- Njohuri mbi programet Sketch, Illustrator, Photoshop
- Njohuri të përgjithshme kompjuterike

AFTËSI PERSONALE TË DOMOSDOSHME
- Aftësi krijuese
- Anglishte e rrjedhshme
- Vëmendje ndaj hollësive
- Vetëpërmirësim i vazhdueshëm profesional
- Saktësi në shkrim
- Orientim drejt cilësisë
- Mendim analitik

PËRFITIME
- Mundësi zhvillimi profesional
- Trajnime
- Ambient i këndshëm

Tjetër (Opsionale)

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe letër interesi në adresën hr@ketri.al. Titulli i email-it duhet të jetë "Aplikim për Web/UX designer".
Orari i punës është 8:30 - 17:00, e hënë - e premte.

--
Website: ketri.al
Linkedin: linkedin.com/company/ketriweb
Facebook: facebook.com/ketriweb