Mei Realty kerkon te punesoje ekspert te pasurive te paluajtshme

Rreth nesh

Mei Realty është një rrjet zyrash Pronash të Paluajtshme me rritjen më të shpejtë në treg aktualisht me 3 zyra ne pika kyçe të Tiranës dhe 1 ne Durrës. Ne synojmë që të bëhemi një "One Stop Shop" për sa i përket shërbimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të gjitha shërbimeve të tjera që janë të lidhura me të: Referimi i Kredidhënies në sistemin bankar shqiptar me Partnerët tanë, asistenca e noterit publik, vlerësimi i pronës dhe të gjitha shërbimet e tjera që lidhen me të. Ne synojmë të kemi 15 deri në 20 zyra në Tiranë vetëm brenda 3 viteve të ardhshme dhe synojmë të zgjerohemi në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe brenda rajonit; Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Serbi etj. Ne synojmë të kemi ekipet më të mira të Real Estate me trajnimet më të mira dhe me një atmosferë shumë miqësore të punës brenda kompanisë sonë. Ne kemi për qëllim që të kemi partnerë, agjentë dhe kolegë që e duan ekipin e tyre, profesionin e tyre dhe e dashurojnë atë çfarë ata bëjnë. Ne synojmë të ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe synojmë të kontribuojmë në shoqëri jo vetëm përsa i përket Pasurive të Paluajtshme, por edhe në shumë aktivitete të tjera në lidhje me sa më sipër. Ne kemi për qëllim të trajnojmë stafin tonë rregullisht me të gjitha strategjitë e reja, mjetet e marketingut, të gjitha të rejat dhe zhvillimet e tregut, trajnim të vazhdueshëm pozitiv ndaj jetës, qëllimeve profesionale dhe personale.

Titulli i postimit * Mei Realty kerkon te punesoje ekspert te pasurive te paluajtshme
Kategoria Real Estate Agent
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

- Je i komunikueshëm? 
-Ke dëshirë të punosh me klientë dhe të menaxhosh kohën tënde?
-Ke dëshirë të Rritesh profesionalisht edhe financiarisht? 
-Je Energjik dhe ndjen që ke Potencial? 
——————————>>>>>>>>
Atehere Ti je ai/ajo qe Po Kerkojme!
Apliko tani duke derguar cv-ne: ? info@mei.al dhe behu pjese e skuadres tone profesioniste te Pasurive te Paluajtshme.

Kërkesat e profilit

- i komunikueshëm

- i gatshem per te punuar full time

- mosha +22 vjec