Përfaqësues i Shitjeve për Furgonët - Departamenti i Shitjeve

Auto Star Albania sh.a.
Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standardeve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Titulli i postimit * Përfaqësues i Shitjeve për Furgonët - Departamenti i Shitjeve
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përfaqësuesi i Shitjeve për Furgonët, Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe klientët potencialë. Ai zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të furgonëve, duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientë potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes së furgonëve (në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve personale).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjeve për furgonët, përfshirë dhe kërkimin për klientë të rinj potencialë, në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve.
  • Njofton dhe mban kontakte periodike me klientët ekzistues dhe klientët potencialë të interesuar për modelet e reja gjendje në showroom, ofertat dhe mundësitë.
  • Identifikon dhe përcakton nevojat dhe kërkesat e klientëve ekzistues dhe klientëve potencialë.
  • Përgatit ofertat për klientët ekzistues dhe klientët e interesuar.
  • Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemeve të këshillimit të klientëve të mundësura nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
  • Prezanton modelet, veçoritë, risitë dhe opsionet e modeleve të reja dhe modeleve gjendje në showroom (përfshirë dhe organizimin e Test Drive).
  • Plotëson të dhënat për klientëve që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave të kompanisë.
  • Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet dhe kërkesat e tyre.
  • Harton dhe zbaton plane të detajuara javore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit.
  • Organizon dorëzimin e automjeteve dhe sigurohet që klienti të jetë i qartë për funksionet e mjetit, garancinë dhe dokumentacionin përkatës.
  • Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes dhe dorëzimin e automjetit/automjeteve.
  • Merr pjesë në aktivitete, takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet të organizuara nga përfaqësia dhe prodhuesi.
  • Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e Departamentit të Shitjeve.
  • Përmirëson kënaqësinë e klientit gjatë gjithë përvojës së blerjes.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
  • Mbështet drejtuesit e departamentit të shitjeve për arritjen e objektivave.
  • Raporton tek menaxheri i Departamentit në lidhje me objektivat, aktivitetet, rishikimet dhe analizat sipas planifikimit.
  • Në varësi të nevojave të departamentit angazhohet dhe në detyra të tjera shtesë.
  • Demostron sjellje të shkëlqyer në përputhje me vlerat e kompanisë dhe markës në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe shitësit.

 

Kërkesat e profilit

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca në shitjen e mjeteve të punës, kamionëve).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë.
  • Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Ëord, Poëer Point etj).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Tjetër (Opsionale)

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe sokol.kodra@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.