Përfaqësues i Shitjeve për Mjetet e Përdorura - Departamenti i Shitjeve

Auto Star Albania sh.a.
Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standardeve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Titulli i postimit * Përfaqësues i Shitjeve për Mjetet e Përdorura - Departamenti i Shitjeve
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përfaqësuesi i Shitjeve për Mjetet e Përdorura, Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe ato potencialë. Ai zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të mjeteve të përdorura, duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientë potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes së mjeteve të përdorur dhe mban marrëdhënie korrekte me klientët, rishitësit, partnerët e kompanisë dhe përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjeve për mjetet e përdorura, përfshirë dhe kërkimin për klientë të rinj potencialë, në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve.
  • Mban kontakte periodike dhe përgatit oferta për klientët ekzistues dhe klientët e interesuar për mjetet e përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë).
  • Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemeve të këshillimit të klientëve të Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
  • Prezanton modelet e përdorura gjendje; veçoritë, risitë dhe opsionet (përfshirë dhe organizimin e Test Drive).
  • Plotëson të dhënat për klientët që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave.
  • Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet dhe kërkesat e tyre për mjetet e përdorura.
  • Identifikon automjet/modelet e përdorura në stokun e kompanisë dhe atë të partnerët zyrtarë (përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz).
  • Mban marrëdhënie korrekte dhe pozitive me klientët, rishitësit, partnerët e kompanisë dhe përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz.
  • Menaxhon inventarin e makinave të përdorura.
  • Menaxhon të gjithë procesin e porosisë dhe garancisë së mjeteve të përdorura (servisimit) dhe organizon dorëzimin e automjeteve dhe sigurohet që klienti të jetë i/e qartë për funksionet e mjetit, garancinë dhe dokumentacionin përkatës.
  • Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes dhe dorëzimin e automjetit/automjeteve.
  • Merr pjesë në aktivitete, takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet të organizuara nga përfaqësia dhe prodhuesi.
  • Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e Departamentit të Shitjeve.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
  • Raporton tek menaxheri i Departamentit në lidhje me objektivat, aktivitetet, rishikimet dhe analizat sipas planifikimit.
  • Në varësi të nevojave të departamentit angazhohet edhe në detyra të tjera shtesë.
  • Demostron sjellje në përputhje me vlerat e kompanisë dhe markës në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe kolegët.

Kërkesat e profilit

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca e mëparshme në shitjen apo/dhe sektori e automjeteve).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i/e përkushtuar dhe serioz/e në punë.
  • Të ketë drejtimi të klasit B (lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
  • Të ketë njohuri/kuptojë proceset e kontrollit dhe inventarit dhe proceseve të mirëmbajtjes së autoveturave.
  • Të ketë njohuri dhe/ose të kuptojë  objektivat industrisë së tregtimit të mjeteve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Tjetër (Opsionale)

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe sokol.kodra@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.