Teknik i Çertifikuar i Diagnozës, Departamenti i Pas Shitjeve

Auto Star Albania sh.a.
Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standardeve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Titulli i postimit * Teknik i Çertifikuar i Diagnozës, Departamenti i Pas Shitjeve
Kategoria Riparim dhe Mirëmbajtje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Teknik i Çertifikuar i Diagnozës, Departamenti i Pas Shitjeve.

Tekniku i Çertifikuar i Diagnozës është përgjegjë për performancën sistematike të diagnozave komplekse të defekteve, kontrollin e proceseve të riparimit, kryerjen e inspektimeve përfundimtare dhe, nëse është e nevojshme, dorëzimin e automjetit tek klienti. Ai/ajo mbështet kolegët në diagnozat sistematike të defekteve dhe hapat pasues të riparimit, duke gjetur zgjidhje profesionale edhe për raste të vështira. Ai/ajo rrit efikasitetin e servisit duke optimizuar procedurat e diagnozës dhe transferon tek kolegët njohuritë e tij të diagnozës dhe informacionin mbi karakteristikat e reja teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen diagnozat komplekse dhe diagnozat paraprake të automjete duke përdorur paisjet dhe ndihmat përkatëse të diagnozës (inspektimi vizual, diagnoza në bord, test drive dhe diagnoza jashtë bordit)
  • Dokumentimi i rezultateve të diagnozës paraprake në urdhërin e punës të servisit.
  • Pranimi, transferimi dhe shpjegimi i urdhërit të punës ofiçinës/servisit dhe kontrolli i përmbajtjes së urdhërit të punës.
  • Regjistrimi i kohës së përpunimit dhe kontrollimi i historisë së automjetit.
  • Kontrollimi i përditshmërisë dhe cilësisë së të dhënave dhe përgatitja e automjetit ose paisjeve të nevojshme të diagnozës.
  • Nëse është e nevojshme, kontakton klientin për informata shtesë mbi mosfunksionimin.
  • Kryerja e diagnozave të vështira në bashkëpunim me Teknikët e Sistemit ose Ekspertët e Diagnozës në kushtet e testimit dinamik në servis ose në rrugë.
  • Përcaktimi i shkakut të mosfunksionimeve të veçanta dhe fillimi i masave të mundshme për korrigjimin e problemit (keqfunksionimit).
  • Krahasimi i gjendjes aktuale të automjetit me konfigurimin e zakonshëm të prodhimit dhe vlerësimi i gjendjes teknike.
  • Dokumentimi i metodave dhe proceseve të diagnozës në një bazë të dhënash të përshtatshme të diagnozës.
  • Në rastin e problemeve teknike veçanërisht komplekse dhe/ose një diagnoze të papërfunduar, kontakton Ekspertët e Diagnostikimit në Qendrën për Mbështetje të Diagnozës (DSC).
  • Kontaktimi i DSC për t’u siguruar nëse plotësohet koha e lejuar për garancinë dhe  e vullnetit të mirë.
  • Përdorimi i listave të ndryshme të kontrollit gjatë diagnozës paraprake, të cilat bëjnë të mundur kontrollimin dhe dokumentimin e performancës së duhur të hapave të punës individuale.
  • Diagnoza dhe mbështetja e riparimit
  • Këshillimi dhe mbështetja e personelit të servisit në rastet e diagnozave të vështira dhe kur nevojiten informacione shtesë.
  • Sigurimi që personeli i servisit të kryejë diagnozat sistematikisht.
  • Në bashkëpunim me Teknikët e Sistemit ose Teknikët e Mirëmbajtjes, autorizon riparimet e brendshme bazuar në diagnozën e siguruar dhe përdorimin e veglave dhe pajisjeve të specifikuara. Në disa raste këto punime i kryen vetë.
  • Kryerja e funksionit përmbyllës dhe kontrolleve të cilësisë për të siguruar qëndrueshmërinë e riparimit.

Kërkesat e profilit

Si një teknik Teknik i Çertifikuar i Diagnozës për mjetet Mercedes-Benz ju duhet të keni:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë dhe ose diplomë ekuivalente (preferohet dega Inxhinieri Mekanike dhe/ose arsim profesional në inxhinieri mekanike).
  • Të ketë eksperiencë në shërbimin e servisit në diagnostikimin, riparimin dhe/ose mirëmbajtjen e mjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi).
  • Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostroje sjellje profesionale.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjitë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimit të servisit.

Përparësi do të kenë personat:

  • Që kanë përvojë pune për punime riparimi e mirëmbajtje në motorra;
  • Që kanë dëshmi arsimi/kualifikimi profesional sipas standarteve të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit profesional për shërbimet në automjetet e transportit.

Tjetër (Opsionale)

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.