Specialisti i Kontrollit të Cilësisë, Departamenti i Pas Shitjeve

Auto Star Albania sh.a.
Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standardeve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Titulli i postimit * Specialisti i Kontrollit të Cilësisë, Departamenti i Pas Shitjeve
Kategoria Riparim dhe Mirëmbajtje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Specialisti i Kontrollit të Cilësisë, Departamenti i Pas Shitjeve.

Specialisti i Kontrollit të Cilësisë ka përgjegjësinë të sigurojë që shërbimi ose riparimet e kryera në çdo automjet dhe përmbushë maksimalisht kërkesat dhe nevojat e klientëve dhe të sigurojë që të gjitha shërbimet e kryera janë përfunduar në një mënyrë të saktë, cilësore dhe profesionale, konform standardeve dhe rregullave të Mercedes-Benz.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Inspekton dhe, sipas nevojës, kryen provën në lëvizje/rrugë (test drive) për çdo automjet në të cilin janë kryer riparimet.
  • Bashkëpunon me teknikët e diagnozës dhe menaxherin e Servisit dhe kryen inspektimin përfundimtar të automjetit të riparuar në lidhje me shkallën e realizimit të riparimeve, përshtatshmërisë në rrugë dhe besueshmërisë funksionale duke përdorur instrumentet e provës dhe të matjes.
  • Kontrollon besueshmërisë funksionale të komponentëve kryesorë dhe sistemeve në kushtet testimit dinamik.
  • Referuar listës së shërbimeve dhe kontrolleve të sigurimit të cilësisë, verifikon dokumentimin e performancës së cilësisë së riparimit/shërbimit.
  • Të mbajë një regjistër të automjeteve të kontrolluara dhe rezultatin e këtyre inspektimeve sipas udhëzimeve të menaxhmentit.
  • Monitoron performancën e punës së teknikëve/mekanikëve, nevojat për trajnim dhe fusha të tjera specifike siç mund të kërkohet nga menaxherët.
  • Përgatit raporte mujore të përformancës së cilësisë së punimeve në Departamentin e Servisit.
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit për të vendosur procedurat, standardet dhe sistemet e kontrollit të cilësisë së shërbimit/riparimit.
  • Siguron që automjeti t’i dorëzohet klientit në gjendje të shkëlqyer.

Kërkesat e profilit

  • Të ketë diplomë e shkollës së lartë ose diplomë ekuivalente (arsimi profesional dega mekanike)
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e riparimeve dhe mirëmbajtjes së automjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të sistemeve mekanike, elektrike dhe elektronike të automjeteve
  • Përvoja e mëparshme në sektorin e kontrolli të cilësisë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore është avantazh.
  • Të ketë leje drejtimit të klasit B (lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë.
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Ëord, Poëer Point etj).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Trajnimet, kualifikimet dhe certifikatat e ndryshme përbëjnë avantazh.

Tjetër (Opsionale)

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.