Shefe finance

Rreth nesh

Agjensi dixhitale gjermane

Titulli i postimit * Shefe finance
Kategoria Kontabël/Financë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një kompanie në fushën e hotelerise, kërkojmë të punësojmë në Tiranë:

SHEFE E DEPARTAMENTIT TE FINANCES

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin  e Financës;
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
  • Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit ;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;   
  •  Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
  • Përgjegjëse per pasqyrat financiare, listepagesat, deklarimin e taxave;
  • Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
  • Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit , aktiveve të qendrueshme ;
  • Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.

Kërkesat e profilit

  • Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
  • Mbi 3 vjet eksperienca të ngjashme, preferohet ne industrine e hotelerise;
  • Përdorues  shume i mire i paketes MS Office dhe Programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: jobs@evolvet.de

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen

Paga 100.000 all