IT Administrator/e

Rreth nesh

KiKxxl & evroTarget me seli në Prishtinë, është kompani e cila merret me kujdes ndaj klientit, shërbimeve inbound dhe outbound.

Titulli i postimit * IT Administrator/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Detyrat

•    Instalimi, konfigurimi, monitorimi dhe vendosja në punë e paisjeve të IT-së,

•    Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve të brendshëm të bazuar në virtualizim si: Proxmox, XEN, Server 2012/2016, Active Directory, Domain Controller, Share Server, Print Server, Linux VM, 

•    Administrimi dhe mirëmbajtja e sistemit të IP-telefonisë dhe IP-telefonëve

•    Monitorimi i sistemeve të backup-it, mbrojte nga viruset dhe spam,

•    Kontrolli dhe aktualizimi i software-ve / aplikacioneve duke optimizuar performancën,

•    Diagnostifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre pa pengesa dhe shpejt,

•    Pjesëmarrje aktive në zhvillim të mëtutjeshëm të infrastrukurës së IT-së,

•    Konfigurim dhe mirëmbajtje të rrjetave të brendshme 

Kërkesat e profilit

•    Të ketë të përfunduar me sukses universitetin apo shkollën e lartë në fushën e IT ose të ngjajshme,

•    Experiencë të dëshmuar si teknik/administrator në fushën e IT-së ose pozicioneve tjera të ngjajshme,

•    Njohuri të mira rreth sigurisë në fushën e internetit dhe privatësisë,

•    Njohuri të thella rreth diversitetit të sistemeve komjuterike dhe rrjeteve,

•    Njohuri të mira te gjuhës gjermane ose/ angleze në të folur, shkrim dhe lexim,

•    Njohuri shumë të mira në sisteme si Windows Server, Linux, MS SQL dhe VM,

•    Njohuri gjithëpërfshirëse në fushën e LAN, WLAN, WAN dhe të telefonisë,

•    Njohuri në mirëmbajtje te serverëve

Tjetër (Opsionale)

Ofrojmë

•    Pagesë shumë të volitshme dhe të saktë,

•    Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore,

•    Kushte të mira sociale (ne marrim përsipër pjesën prej 5% të punëmarrësit për pension),

•    Mjedis i shkëlqyer pune,

•    Mundësi për tu trajnuar,

•    Orar fleksibil


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë KËTU
Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen.