Inxhinier Ndertimi/Strukturiste

Rreth nesh

Kontakt shpk eshte nje kompani ndertimi qe operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 1999. Portofoli kryesor i veprimtarise se Kontakt shpk konsiston ne ndertimin e objekteve rezidenciale dhe komplekse banimi kryesisht ne qytetin e Tiranes.

Titulli i postimit * Inxhinier Ndertimi/Strukturiste
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Detyrat dhe Përgjegjësi:

  • Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar
  • Harton dhe kontrollon  librezat e masave, relacionet e kontrollit te punimeve
  • Realizon dhe kontrollon situacionet përmbledhëse mujore.
  • Harton analizat teknike të cmimeve për zërat e punimeve të ndërtimit.
  • Kontrollon punimet e nenkontraktoreve per zbatimin me cilesi te tyre dhe sipas grafikut te punimeve.
  • Vlereson performancen e punes se bere nga nenkontraktoret.
  • Identifikon dhe jep zgjidhje nga ana  teknike për problemet gjatë punimeve.
  • Realizon marrjen e mostrave te analizave laboratorike per kontrollin cilesor te punimeve.
  • Formulon proces-verbalet për punimet shtesë, marrjen ne dorezim te punimeve.
  • Asiston drejtuesin e punimeve per supervizimin dhe menaxhimin e punimeve
  • Përgjegjës për sigurimin teknik në kantier.

Kërkesat e profilit

Kriteret:

  • Të ketë përfunduar masterin në Inxhinieri Ndërtimi, Profili Strukturë
  • Te jete njohës i programeve si Autocad, Revit, Ms. Office, Ms. Project.
  • Te lexoje dhe interpretoje projektet.
  • Të ketë aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Kontribuon për të përmirësuar metodat e punës, rezultatet dhe performancën e ekipit
  • Të shkruajë mirë gjuhën shqip
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 2 vjet

Tjetër (Opsionale)

Dergoni CV ne adresen e email: amela.dulla@kontakt.al

Afati i aplikimit: 29.02.2020

*Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen

*Kontakt shpk merr persiper qe te dhenat e kandidateve te trajtohen me konfidencialitet te plote.