Tirane, ofroj vend pune Inxhiner Ndertimi

Rreth nesh

“ALCA” sh.p.k. e krijuar në 2001 është e liçensuar për tregëtimin dhe përpunimin e materialeve prej alumini. Në objektivat e saj ajo ka tentuar dhe realizuar në vite rritjen e cilësisë së prodhimeve, realizuar nga përdorimi i një linje moderne makinerish në ambjentet e saj si dhe nëpërmjet një stafi inxhiniero-teknik të specializuar në Itali dhe vend. Një fakt shumë i rëndësishëm është ruajtja me fanatizëm e një cilësie shumë të lartë të lëndës së parë të përdorur dhe kjo e realizuar nga ekskluziviteti për Shqipërinë i siguruar nga “METRA SISTEMI” S.p.a. Itali për materialin METRA. Furnitor i vetëm i profileve të aluminit, aksesorëve, guarnicioneve, drurit është firma Italiane “METRA SISTEMI” S.p.a, lider jo vetëm në Itali por edhe në Botë, në industrinë e Aluminit për qëllime ndërtimi objektesh, industri makinash etj. “ALCA” sh.p.k duke patur ekskluzivitetin për materialet “METRA” në Shqipëri si rrjedhojë ka edhe suport profesional e teknik të firmës gjigande Italiane. Gjithashtu “ALCA” sh.p.k bashkëpunon me studio të njohura Italiane në fushën e projektimit, të veshjeve me alumin si “Aghito Zambonini” S.p.a. Bashkëpunimi zgjerohet edhe më tej me furnitorët e saj të xhamave si, “Isoterglass-Glaverbel” dhe “Union Glass” Itali si dhe me furnitorin e portave me foto-element “Geze” në Gjermani.

Titulli i postimit * Tirane, ofroj vend pune Inxhiner Ndertimi
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Ne kuader te zgjerimit te kompanise, ALCA sh.p.k nje shoqeri ne fushen e projektimit dhe ndertimit te fasadave te aluminit ,kerkon te punesoje inxhinier ndertimi per punime ne zbatim te montimit te fasadave te xhamit, fasadave me kompozit , fasadave te ventiluara dhe dritareve te aluminit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

*Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve;
*Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara;
*Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier;
*Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë te bashkëpunëtorët e projektit

 

Kërkesat e profilit

Kualifikimi i kërkuar:


•Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi,
•Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.

•Njohje te mirë e gjuhës Italiane.

•Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad, programe llogaritese etj.

•Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave

Të gjithe të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit
info@alca.com.al

Afati i fundit i aplikimit është data 15/03/2020