Merchandiser

Rreth nesh

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider ne treg ne sektorin ushqimor prej 26 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shume markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Titulli i postimit * Merchandiser
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Pozicioni i Merchandiser-it ndihmon kompaninë të pozicionojë produktet e saj sa më mirë në pikat e shitjes me qëllim rritjen e vizibilitetit në raft dhe rritjen e shitjes njëkohesisht. Ajo përfshin rregullimin e produkteve, sistemimin e tyre, kontrollin e skadencave, raportimin dhe vendosjen e produkteve në raft. 

Kompania Teuta lider në treg në sektorin ushqimor prej 26 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i 19 markave prestigjoze kryesisht Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna etj. kërkon të punësojë:

Merchandiser në Tiranë

Kërkesat e profilit

Kriteret:
1. Të ketë aftësi të mira komunikuese
2. Të ketë aftësi për të qënë krijues/e, i/e shkathët, pro-aktiv/e
3. Përpikmëri dhe saktësi, të ketë aftësi për të mësuar shpejt
4. Preferohet të ketë eksperiencë në këtë fushë min 1 vit (jo e detyrueshme)


Detyrat /Përgjegjësitë: Sistemon produktet e kompanisë

1. Promovon produktet e kompanise dhe kryen vendosjen e tyre nëpër rafte.
2. Rregullon dhe organizon marrëdheniet me pikat e shitjeve duke vizituar çdo pikë.
3. Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
4. Regjistron të dhënat për produktet si dhe kerkesat e klienteve.
5. Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj
6. Raportimi i vizitave ditore tek menaxheri i shitjeve
7. Fleksibilitet dhe gatishmëri

Tjetër (Opsionale)

Personat e interesuar të dergojnë CV me fotografi në këtë adresë email: e.gordani@teutadurres.com
Nr. telefoni: 0672028452

Paga Competitive
Kliko per versionin PDF
    Page: /