Kamarier/e

TIrana International Hotel & Conference Center
Rreth nesh

Tirana Internacional Hotel & Conference Centre është “Hoteli dhe Qendra e Konferencave” e vetme, më e madhe dhe më prestigjoze në Shqipëri, i pozicionuar në Sheshin Qëndror të Tiranës. Duke kombinuar një pozicion vërtet strategjik dhe një pamje mbresëlënëse të kryeqytetit të Shqipërisë, Ju garantojmë një qëndrim të paharruar. I rinovuar plotësisht në Gusht 2018, ky hotel me 4 yje, ofron luksin dhe shërbimin e tij më të mirë. Akomodimi në një nga 170 Dhomat dhe Suitat e Hotelit është një eksperiencë unike, me një pamje të mrekullueshme mbi qendrën e Tiranës. Ato ofrojnë larmi në dizajn, madhësi, pamje dhe mobilim për të kënaqur çdo shije. Dhurojini vetes komoditetin e Dhomave Deluxe dhe shijoni pamjen spektakolare të Sheshit Skënderbej apo Bulevardit, në mes të luksit, për një qëndrim të paharrueshëm. Kapaciteti i madh akomodues, prej 360 shtretër dhe dhoma të një standarti të lartë, bën të mundur cmimet më ekonomike për grupe të mëdha biznesi apo turistësh, grupe me buxhet të ulët apo individë. Si Hotel Biznesi, më i rëndësishmi në Tiranë, ofron për Kompanitë kontrata afatgjata me cmimet më të mira. Pozicioni unik i Tirana Internacional Hotel në Qendër të kryeqytetit shqiptar, u jep dhomave të tij një vlerë të jashtëzakonshme. Tirana Internacional Hotel & Conference Centre, është Qendra më e madhe dhe e vetme e Konferencave në Shqipëri, si dhe destinacioni perfekt për të mirëpritur takimin, konferencën apo eventin tuaj. Nuk ka rëndësi madhësia apo qëllimi, nga konferencat deri tek panairet, nga banketet deri tek kongreset, nga festimet e deri tek ceremonitë e çdo lloji, me teknologjinë më të avancuar dhe shërbimin cilësor të kateringut, do t’ju ndihmojmë t’a bëni eventin tuaj të paharueshëm. 15 salla konferencash multifuksionale në një hapësirë totale prej 3000 m2, të dizenjuara dhe arreduara me kujdes të vecantë ndaj detajeve, mundësojne organizimin perfekt të çdo eventi. Me kapacitet deri 2200 persona, të gjitha sallat kombinojnë funksionalitetin, stilin dhe teknologjinë më të fundit me shërbimin më të lartë e profesional. "La Pergola" Bar & Restorant “La Pergola” Tarracë Bar-Restaurant ju mirëpret të provoni ushqimet e shijshme, ndërkohë që ju ofron zgjedhjen më të mirë për një kafe, një drekë apo darkë me familjen, miqtë dhe kolegët tuaj! "La Pergola" Restoranti Tarracë ju ofron një atmosferë relaksuese me një pamje mbresëlënëse mbi qëndrën e Tiranës. Restoranti i Ri “Classic” – Një zgjedhje e artë për një trajtim të artë! Është tashmë gati, me një kapacitet deri në 200 persona. Dekoruar mrekullisht me detajet më të fundit për të ofruar një shërbim mbretëror, së bashku me verandën e tij, ofron një pamje të pakrahasueshme të qendrës së Tiranës. “Lounge” Bar... Nëse kërkoni vëndin ideal për të kaluar disa momente relaksi në shoqërinë e miqve, partnerëve tuaj në biznes apo familjarëve, “Lounge” Bar në Tirana Internacional Hotel do të bëhet vendi juaj i preferuar. Ambjentet e brendshme dhe të jashtme tepër komode dhe moderne, shërbimi profesional i stafit, përzgjedhja e ëmbëlsirave dhe pijeve do ti bëjnë momentet tuaja më të këndshme. Hotel Tirana Internacional & Conference Center është në pronësi dhe menaxhim të plotë të kompanisë "Geci" sh.p.k, me Pronar të Vetëm dhe Drejtor të Përgjithshëm Z. Ram Geci. Themeluar në vitin 1994, "Geci" sh.p.k është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, me aktivitet kryesor ndërtim infrastrukture.

Kategoria Hoteleri/Turizëm
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Njoftim Per Vend Pune
Kamarier/e

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të kenë të paktën 3 vjet experience ne Bar/Restorante prestigjoze.
- Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm), njohja e një gjuhe të tretë përbën avantazh.
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikues.
- Të kenë prezencë të mirë.
- Mosha deri ne 40 vjec.
Shënime

 

Kërkesat e profilit

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email: executive@tiranainternational.com

Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me referencat përkatëse me numra kontakti.
Per aplikime dorezoni Cv prane recepsionit te Hotel Tirana International ne adrese Sheshi Skenderbej, 8, Tirane Tel. +355 4 223 41 85
www.tiranainternational.com