Menaxher dyqani për pajisje & produkte pneumatike

Titulli i postimit * Menaxher dyqani për pajisje & produkte pneumatike
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

EPPC Albania kërkon një Menaxher Dyqani për klientin e saj, kompani ndërkombëtare lider në treg në pajisjet pneumatike të tilla si: kompresorë ajri, njësitë e trajtimit të ajrit & automatizim pneumatik, sistemet e vakumit etj.  

Kërkesat e profilit

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit me qëllim rritjen e shitjeve ditore;
  • Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe profesional klientëve;
  • Identifikimi i nevojave të klientëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre me pajisjet dhe produktet e duhura;
  • Trajnohet dhe trajnon stafin e shitjeve në lidhje me qëllimin, funksionin dhe përdorimin e këtyre pajisjeve/produkteve;
  • Ndjekja e procesit të porosive;
  • Menaxhimi i nivelit të stokut dhe kontrollit të tij;
  • Raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.

Tjetër (Opsionale)

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri (Elektrike, Mekatronike, Mekanike) ose Administrim Biznes;
  • Përvojë e mëparshme në sektorin e shitjeve (Eksperienca apo njohja e pajisjeve pneumatike përbën avantazh);
  • Të zotëroj shumë mirë gjuhën Greke (domosdoshmëri) dhe Angleze;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
  • Të shfaq aftësi të mira menaxhuese, planifikuese, negociuese dhe problem-zgjidhëse;
  • Të jetë person energjik,  i adaptueshëm dhe i besueshëm.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                          Menaxher Dyqani;

Vendndodhja:                    Tiranë;

Orari:                                 48 orë në javë;

Pagesa:                             Shumë e mirë;

Kontrata:                            Sipas Kodit të Punës;

Aplikimet mbyllen:               12.10.2016.

 

Si të aplikoni:                                                                                            

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:recruitments@eppc.al