Blog

Shtetet që po kërkojnë talente dhe Top 10 aftësitë brenda 2020-s

Zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe dixhitalizimi i vendit të punës po e bën të vështirë për punonjësit për të përshtatur aftësitë e tyre me nevojat e punëdhënësit.

Shkalla e këtij problemi ndryshon në secilin shtet, por është veçanërisht problem në Japoni, ku 81% e firmave (me mbi 10 punonjës) hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar, sipas të dhënave të fundit të OECD.

Ndërkohë, 45% e punonjësve të anketuar nga OCED mendojnë se ata nuk i kanë aftësitë e duhura për të qenë efektiv në punë. Kjo u nënvizua si një çështje me rëndësi në Meksikë, Japoni dhe Kore.

Vetëm 3 nga 10 punonjës besojnë se kanë aftësitë e duhura për të përballuar punët kërkuese.

Në Europë, 40% e punëdhënësve deklaruan në 2013 se kanë pasur vështirësi në gjetjen e njerëzve me aftësitë e duhura. Kjo mungesë ishte më e zakontë në sektorë si prodhimi, tregon raporti i OCED.

Me arritjen e revolucionit të katërt industrial, ose procesit të shpejtë të dixhitalizimit, teknologjia po transformon mënyrën e punës dhe aftësitë e punonjësve duhet të përshtaten me këto ndryshime.

Sikurse kompjuterët po bëhen më të “zgjuar” dhe më të “aftë” për të përmbushur detyra të kryera më parë nga njerëzit, punonjësit duhet të zhvillojnë aftësitë e tyre mbi atë çka mund të arrijnë makineritë, si për shembull, mendimi kritik dhe kreativiteti.

Një raport, në lidhje me punët në të ardhmen, zbulon se në 2020 më shumë se një e treta e aftësive që sot konsiderohen të rëndësishme do të kenë ndryshuar.

Për të ndihmuar trajtimin e mungesës së aftësive dhe punën në grup për ndryshimet teknologjike, raporti rekomandon drejtuesit e bizneseve dhe qeveritë për të ndërmarrë qasje proaktive për të zhvilluar aftësitë e fuqisë punëtore të ardhshme.