Blog

7 këshilla për ta çuar karrierën tuaj në një tjetër nivel

Sapo jeni kthyer nga pushimet, plot me energji pozitive dhe të gatshëm për të ndërmarrë sfida të reja?

Kjo është koha e duhur për ta përdorur atë energji dhe për ta çuar karrierën tuaj në një tjetër nivel zhvillimi.

Më poshtë do të gjeni 7 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë këtij proçesi:

Shikohuni në pasqyrë. Filloni duke e parë veten tuaj si një produkt kokurrues. Bëni një listë me pikat tuaja të forta dhe ato të dobëta, dhe më pas sfidojeni veten duke u përballur me pikat tuaja të dobëta dhe duke i përmirësuar ato. Lexoni sa më shumë libra ose merrni pjesë në seminare të ndryshme, të cilat do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e aftësive tuaja profesionale.

Përcaktoni aspiratat tuaja në lidhje me karrierën. Nëse nuk i keni të qarta idetë se ku duhet të arrini do ta keni dyfish më të vështirë të arrini aty. Merrni kohën që ju nevojitet për të përcaktuar aspiratat tuaja, si psh se ku e shihni veten pas një periudhe 10 vjeçare.

Duhet të njihni sa më mirë konkurrentët. Me konkurrueshmërinë nuk luhet sepse ajo është një ndër faktorët kryesorë të suksesit. Të njohurit sa më mirë të kundërshtarëve tuaj do t’ju ndihmojë në përcaktimin e avantazheve që ju keni ndaj tyre si dhe të përcaktoni hapat që duhet të ndërmerrni për t’u përmirësuar duke i tejkaluar ata.

Çfarë ju diferencon nga të tjerët. Të gjithë elementët që ju diferencojnë nga të tjerët, janë shumë të rëndësishëm sepse ata ju bëjnë unikë dhe ju ndihmojnë për të ecur përpara. Karaktereistikat dhe veçantitë tuaja do të jenë “brandi” juaj personal i identifikimit.

Duhet t’i qartësoni idetë dhe të krijoni një plan krijues veprimi. Arritjet tuaja përcaktojnë ecurinë tuaj të deritanishme si edhe pritshmëritë që ju keni për karrierën tuaj në të ardhmen. Ato përcaktojnë nëse jeni duke ecur në rrugën e duhur duke u shndërruar në gurët kryesorë të ndërtimit të karrierës suaj.

Asgjë mos ia lini të nesërmes. Nuk ka kohë më të mirë se e tashmja. Mos lejoni që frika ndaj së panjohurës t’ju mbajë të lidhur pas vetes dhe ju të mos bëni asnjë hap përpara. Planet e zhvillimit të karrierës, si idetë e ndryshme që mund të këni do të jenë efikase vetëm nëse ju do t’i vini ato në zbatim.

Festoni sukseset tuaja. Mos prisni që të tjerët t’ju vënë në pah arritjet tuaja dhe t’ju përgëzojnë. Pas çdo suksesi të arritur, festoni (duke bërë blerje, duke parë një film, duke udhëtuar diku). Kjo është një ndër gjërat kryesore që do t’ju ndihmojë për të pasur motvimin e duhur në arritjen tuaj të rradhës./Monitor