Blog

T’ia nisësh nga zero mund të jetë një zgjedhje e zgjuar (?)

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse nisja nga e para mund të jetë një  zgjedhje e mençur? Ekonomisti Steven Levitt i universitetit Chicago është i bindur se kush hidhet në ‘errësirë’ mund të ketë më shumë përfitime sesa rreziqe.

Levitt u bë i famshëm pasi publikoi Freakonomics, një libër volumizon që shpjegon me një gjuhë të thjeshtë ekonominë e shkencës sociale. Kërë herë ai ka dhënë një intervistë provokative për gazetën amerikane “The Atlantic” në të cilën shpjegon se përse njerëzit tentojnë të mbivlerësojnë pasojat e një hedhjeje në “errësirë” kur vjen puna te karriera.

Dallimi mes aptikës afatshkurtër dhe afatgjatë

Levitt, ka elaboruar një version modern të thënies: kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. Ai zhvilloi një eksperiment ku u pyetën një numër i madh njerëzish që kishin për të marrë një vendim të rëndësishëm, si të dorëhiqen, si të prishin një fejesë, apo të kenë një fëmijë.

Secili i është nënshtruar një testi pyetjesh dhe këshillash dhe në fund askush nuk ishte gati që të nënvizonte argumentet pro dhe kundër zgjedhjes së bërë. Atyre iu kërkua që të zgjidhin duke ia besuar rastësisë, duke hedhur një monedhë.

Kufizimet e eksperimentit

Dy muaj pas eksperimentit, ata që kishin vendoshur që linin gjithçka dhe t’ia nisnin nga zero: duke dhënë dorëheqjen, duke braktisur lidhjen, duke sjellë në jetë një fëmi referonin se ishin më të lumtur sesa në momentin kur morrën vendimin.

Përfundimi

Shpesh rruga e re është më e mirë se e vjetra, kjo të paktën sipas Levitt.

Por, nga shumë vëzhgues eksperimenti u konsideria si jo i drejtuar në mënyrën e duhur nga ana shkencore. Për shembull : një pjesë e madhe e anketuesve u përzgjodhën nga lexuesit e Freakonomics, një kampion që nuk ka reflektuar realitetin në tërësi. Ndaj, zgjedhjet tona më të vështira mbeten në duart tona.