Blog

Ndikimi i emrit dhe mbiemrit tuaj në karrierë

Gjatë muajve të pritjes së fëmijës, prindërit mendojnë me qindra emra; dhe një në pesë persona pendohet për zgjedhjen e emrit.

Sipas disa kërkimeve, emri luan një rol të rëndësishëm në karrierë dhe suksesin e një personi. Ndonjëherë, ndodh që kur mësojmë emrin e një personi, kemi ndjesinë që emri i përshtatet më së miri atij. Ndoshta nuk është thjesht një vetësugjestionim.

Sipas kërkuesve amerikanë, ka më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar. Po ashtu, sipas një studimi të Universitetit Marquette, personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më shumë vështirësi për t’u punësuar.

Duke u thelluar edhe më shumë në këtë studim, kërkuesit kanë vërejtur një lidhje në inicialet e emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë; ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit do të jenë më të prirur për blerje të nxituara. Ky është përfundimi i Economics of Education Review, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës dhe okazioneve.

Së fundi, revista e specializuar Psychological Science sjell në vëmendje një studim gjerman, sipas të cilit ata që kanë një mbiemër, që tingëllon fisnik dhe i qartë, kanë më shumë mundësi për të arritur poste të larta drejtuese.