Blog

Karriera.al

NDIKIM I ZHURMËS NË VENDIN E PUNËS

Ndërsa gjithnjë e më shumë punëdhënës po aplikojnë zyrat e hapura, një hulumtim në këtë drejtim zbulon se ato janë burim i zhurmave dhe se mund të ulin produktivitetin e punonjësve.

Mendoni skenarin e mëposhtëm: “Jeni ulur në tavolinën tuaj duke punuar për një punë të rëndësishme që shefi juaj kërkon ta përfundoni sot ndërkohë që kolegu tjetër është në telefon më nënën e tij, ndërsa kolegia në anën tjetër shkruan me forcë në tastierë” gjë që automatikisht iu shpërqëndron dhe finalizimi i punës nuk është në nivelin që do duhet të ishte.

Rekrutuesit tanë gjatë intervistave me kandidatë kanë kuptuar që njëra nga arsyet pse ata duan të lëvizin nga vendet e tyre të punës aktuale është për shkak të zhurmës. Kandidatët kanë theksuar që ambienti ku punojnë luan rolin kryesor në produktivitetin e tyre së bashku me mirëkuptimin mes kolegësh.

Punëdhënësi mund t’i ndihmojnë punonjësit e tij që të jenë sa më produktivë duke i ofruar mjedise pune më të izoluara, më moderne dhe të bukura për syrin.

Pra punëdhënës, jepini punonjësve qetësi, hapësirë dhe mjetet për të kryer punën të përqendruar.

Inkurajoni këdo të shkëputet nga interneti pas pune për të gjetur një balancë mes punës dhe jetës.