Blog

Karriera.al

Ekspert i pylltarisë në Kosovë, ja sa ja vlen ky profesion

​Çdo javë, The Headhunter do të publikojë analiza të profileve të profesioneve të ndryshme.

Kësaj here analizojmë profilin e profesionit: Ekspert/konsulent i Pylltarisë.

Mësoni për shkollimin dhe përgatitjen e nevojshme që duhet për t’u bërë një konsulent/ekspert i pylltarisë. Merrni informacionin e duhur rreth kërkesave si dhe detajet në lidhje me programet akademike, detyrat e punës dhe përgjegjësite, aftësitë që duhen dhe certifikimet që ta kuptoni nëse ky profesion është me interes për karrieren tuaj.

Menaxhimi i pyjeve, mirëmbajtja e pyjeve, kultivimi i pyjeve, mbjellja e pemëve në qytete dhe vende urbane, hulumtimet për cilësinë e tokës dhe keshilla në kontrollimin e insekteve dhe menaxhimin e kafshëve të egra, janë vetem disa nga shërbimet që konsulentët e pyjeve mund t‘ju ofrojnë klientëve të tyre.

Këtë javë jep mendimin e saj Krenare Salihu, Eksperte Kombëtare e Pylltarisë në Kosovë.

 

Cilat janë tiparet dalluese të këtij profesioni?

  • Pylltaria është profesion me anë të të cilit zhvillohen të gjitha aktivitetet për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve. Me këtë profesion mund të qasesh në shumë fusha të punës si p.sh. Menaxhimi i pyjeve, Mirëmbajtja e pyjeve dhe ambientit, Kultivimi i pyjeve, Mbrojtja e pyjeve dhe ambientit, Parqet Kombëtare, Pylltaria urbane, Ekologjia e pyjeve dhe ambientit, Projektim i rrugëve pyjore, Ekonomia pyjore, Fitopatologjia, Gjuetia, GIS dhe kartografia, Pedologjia, Erozioni dhe mbrojtja e tokave, Dendrometria, Dendrologjia, Botanika e pyjeve, Anatomia e drurit, Fiziologjia e pyjeve etj.

 

Cila është rëndësia e këtij profesioni?

  • Është shumë e veshtirë të percaktosh me pak fjalë rëndësinë e këtij profesioni. Çdo gjë që na rrethon dhe që lidhet ngushtë me jetën dhe shëndetin tonë buron nga bimët, pemët, toka, ajri dhe natyra. Pyetja e parë e imja për juve është: Prej nga e marrin ne oksigjenin? Po ju tregoj disa të mira që i kemi nga pyjet dhe pastaj besoj që mundeni të kuptojmë rëndësinë e këtij profesioni:
  • 1ha pyje thith 68 tonë pluhur në vit
  • 1ha pyje liron 15000l oksigjen
  • 1ha pyje në ditë liron rreth 47 000 litra ujë në formë avulli gjatë procesit të transpirimit dhe ndikon në klimë në rrethinë deri në 60 km
  • 1 ha pyje gjatë një viti përpunon dhe filtron rreth 2 milion litra ujë
  • Pylli është filtruesi/pastruesi më i madh natyrorë në pastrimin e ujit në tokë
  • Pyjet rregullojne klimën globale dhe temperaturën
  • Pyjet rregullojne ngrohjen globale
  • Pyjet prodhojne oksigjen
  • Pyjet kontrollojne rrjedhën e ujrave
  • Pyjet jane vendstrehim për botën shtazore
  • Pyjet absorbojne zhurmën dhe ndotesit e ajrit

 

Si mendoni, a duhet të studiohet ky profesión dhe cili është drejtimi akademik që duhet ndjekur:

  • Fakulteti i Pylltarisë, duke i përfshirë nivelet BSc, MSc, PhD, etj.

 

A ka kërkesë për këtë lloj profesioni?

  • Duke pasur parasysh që Kosova ka 481.000 ha pyje ose 44.70% të sipërfaqes së përgjithshme, atëherë kuptohet që ka kërkesë për këtë profesion dhe gjithmonë ka nevojë vendi ynë për ekspertë të kësaj fushe.

 

Sa është numri i eksperteve të tillë në Kosovë/Rajon?

  • Në Kosovë ka mungesë të ekspertëve në ketë fushë. Ndoshta ka ndikuar edhe fakti që në Kosovë deri sivjet nuk ka pasur Fakultet të Pyllarisë dhe studimet jashtë shtetit kanë qenë të vështira dhe me kosto më të madhe. Të gjithe kolegët që punojmë në ketë sektor i kemi përfunduar studimet jashtë Kosovës. Përafërsisht, numri i eksperteve në Kosove është cca 50. Në Universitetin Ukshin Hoti, në vitin akademik 2016/2017 është hapur Fakulteti i shkencave të Pyjeve dhe mjedisit. Tani, të gjithë të interesuarit mund të studiojnë për pyjet sepse me të vertetë Kosova ka nevojë për ekspertë të tillë. Në shtetet e rajonit situata është me ndryshe, atje ka më shumë ekspertë të pyjeve dhe kanë më shumë përvojë në këtë drejtim. Një shembull, Kroacia/Zagrebi e ka Fakultetin e Pylltarisë që nga viti 1860. Gjithashtu, Fakultet të Pyllarisë ka edhe në shtetet e tjera të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnja etj, prandaj numri i ekspertëve në secilin shtet është më i madh se sa në Kosovë.

 

Cili është niveli i pagës?

  • Në Institucionet tona shtetërore që janë kompetente për këtë sektor (Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjensioni Pyjor i Kosovës) niveli i pages është nga koeficienti 7, 8 dhe 9 varësisht nga përgjegjësitë dhe niveli drejtues.  Kurse kolegët që punojnë në kompani private apo në organizata të huaja e kanë nivelin e pagës me të lartë të pagës.

 

Dhe së fundi:

Një fjalë e urtë indiane thotë: “Pemët janë qielli “. Nëse pyjet zhduken, kulmi qiellor do të shembet në planetin tonë. Atëherë do të zhduken edhe njerëzit dhe natyra