Blog

Admin

PYETJET MË TË VËSHTIRA GJATË NJË INTERVISTE PUNE

Keni krijuar një CV të përsosur dhe prisni të ftoheni për intervistën e madhe të punës. Hyrja në këtë derë është vetëm fillimi i një sfide të rëndësishme. Ju e dini se personi në anën tjetër të tryezës do t'u bëj pyetje të vështira. Nëse nuk dini si të përgjigjeni, ngeleni jashtë lojës. 

Menaxherët e zgjuar bëjnë pyetje të vështira gjatë intervistës. Prandaj është e rëndësishme të përgatiteni paraprakisht. Filloni me këto pika: 

1. Cila është dobësia juaj më e madhe?

 Pavarësisht se çila është përgjigja juaj, sigurohuni që të bindni intervistuesin se jeni duke provuar të përmirësoheni. 

Përgjigje të këqija:

  1. "Gjithmonë vonohem."
  2. "Në të kaluarën jam pushuar nga puna."
  3. "E kam të vështirë të punoj në grup."

Përgjigje të shkëlqyeshme:

  1. "Ndonëse jam i kënaqur me aftësitë e mia, po punoj për të rritur shkathtësitë e mia në të shkruar."
  2. "Në të kaluarën, kam marrë më shumë përgjegjësi sesa mund të përballoja, prandaj jam duke rritur aftësitë e mia për menaxhimin më të mirë të kohës dhe të sigurohem se e kuptoj se çfarë përfshihet në detyrat shtesë përpara se të them po."

2. Pse duhet t'ju punësojmë?

Mos lejoni që pyetjet e vështira të intervistës t'ju nxjerrin jashtë garës. Mënyra më e mirë për të hartuar një përgjigje për këtë pyetje është të numëroni tiparet që ju bëjnë të dalloni nga kundërkandidatët.

Përgjigje të këqija:

  1. “Sepse jam më i/e miri/a.”
  2. “Sepse e kam pasion".
  3. Përgjigje të shkëlqyeshme:
  4. “Duket se për këtë rol është e domosdoshme përvoja në menaxhim të projektit dhe mendjemprehtësia. Më lejoni t'ju tregoj se si i kam zhvilluar këto aftësi në punët e mia të mëparshme.”
  5. “Vlerësimet në punën e mëparshme tregojnë përkushtimin tim dhe performancën. Ky është shembulli më i mirë i rezultateve që mund të presësh nga unë.”

3. Pse e doni këtë punë?

Përgjigja në këtë pyetje duhet të adresojë tre pika kryesore: se si aftësitë tuaja përputhen me pozicionin e hapur, pse jeni entuziast për punën dhe si përshtateni me kulturën e kompanisë. 

Përgjigje të këqija:
  1. “Sepse kam nevojë për një pagë.”
  2. “Sepse ushqimi është falas për punonjësit.”
  3. “Sepse zyra është afër shtëpisë sime.”

Përgjigje të shkëlqyeshme:

  1. “Jam i/e ngazëllyer kur shoh se sa shumë mundësi ofron ky pozicion për avancimin tim të mëtejshëm. Rritja ime profesionale në një kompani të zhvilluar është shumë e rëndësishme për mua. Përveç tjerash punësimin në këtë kompani e shoh si një mundësi afatgjate. 
  2. “Prioritetet e kompanisë tuaj përshtaten me tiparet e mia si etika, puna në grup dhe efektiviteti. Për mua është e rëndësishme të punësohem diku ku vlerësohet puna në grup. Kjo reflektohet në kompaninë tuaj. Është e qartë se ka një përputhje midis asaj që ju kërkoni dhe asaj që unë dua. Vlerë e shtuar janë përfitimet që unë pres të kem në këtë kompani. Prandaj zgjodha aplikimin në kompaninë tuaj përpara shumë mundësive tjera."