UDHËHEQËS I FINANCAVE- PRISHTINË

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * UDHËHEQËS I FINANCAVE- PRISHTINË
Kategorija Racunovodstvo / Finansije
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Në emër të një nga klientët tanë institucion mikro-financiar jo-bankar po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
 

UDHËHEQËS I FINANCAVE- PRISHTINË

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Përgatit pasqyrat financiare mujore dhe raporte të ndryshme duke mbledhur dhe analizuar informatat e kontabilitetit;
  • Bën, kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet e provizioneve për agjentë;
  • Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të Korporatës dhe bën përcjelljen e realizimit të tij;
  • Përgjegjës për librin kryesor si dhe procedimin dhe raportimin për asetet fikse; Përgjegjës për monitorimin e përhershëm të llogarive bankare të Korporatës dhe rikonsilimin në rast të mospërputhjeve;  
  • Përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën me kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe taksave të tjera;
  • Bashkëpunon me inspektorët e ATK-së gjatë vizitës ose kryerjes së kontrolleve në Korporatë; 
  • Përgatit pasqyrat financiare vjetore dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit; 
  • Përgatit raportet periodike për BQK sipas kërkesave ligjore; 
  • Kryen analiza financiare dhe të profitabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit.

Traženi uslovi

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo në fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune mbi pesë vjet në menaxhment;
  • Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Shkathtësi të shkëlqyera numerike dhe analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.

 

Ostalo (Opciono)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar në butonin APLIKO ONLINE. Dërgoni aplikimin tuaj (CV në gjuhën angleze). Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Doruntina JAKUPI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) apo nëpërmjet E-mail [email protected] jo më vonë se data 21 Korrik 2017. 


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Novčana nadoknada Mjaft konkuruese.