Supervizor Shitje ne Rajonin Pogradec-Korce

All Balcans Corporation
O nama

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 21 vitesh në tregun shqiptar. Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri. Klientët janë partnerët tanë: Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë. Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti. Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj. Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

Naziv pozicije * Supervizor Shitje ne Rajonin Pogradec-Korce
Kategorija Menadžer prodaje
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:

Supervizor Shitje ne Rajonin Pogradec-Korce

Sektori i Shitjeve Rajonale

Departamenti Komercial
 

Traženi uslovi

  • Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shperndarjes ne te gjithe territorin e distriktit (qarkut) perkates per te gjitha produktet ushqimore, duke perfshire te gjithe klientet me kontrate dhe klientet e thjeshte, me shumice dhe pakice etj,
  • Drejton, trajnon, udhezon dhe monitoron te gjithe forcen shitese qe ka nen mbikqyrje, duke synuar kosto efektive,
  • Harton route ditore per cdo agjent shitje e cila ndryshohet vetem me aprovim te Drejtorit te Departamentit,
  • Verifikon route ditor per cdo agjent shitje nepermjet pajisjes GPS,
  • Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor per cdo agjent shitje per cdo brand (marke),
  • Paraqet dhe mbeshtet planin mujor te promocioneve qe eshte aprovuar,
  • Analizon dhe informon forcen shitese per rezultatet e shitjes per klient specifik,
  • Kontrollon dhe miremban vazhdimisht stokun e magazinave te distributoreve duke u bazuar ne listen e produkteve te paracaktuar dhe kryen porosite e nevojshme ne Tirane,
  • Koordinon veprimet e agjenteve me Departamentin e Finances per problemet e ndryshme ditore,
  • Eshte pergjegjes per prezencen e agjenteve te shitjes dhe makinat e tyre ne perputhje me rregulloret e Kompanise,
  • Monitoron ne terren ekzekutimin e promocioneve nese jane kryer ne menyren e duhur dhe sipas direktivave te paracaktuara, (klientet, sasite, zbritjet, datat e ekzekutimit, vendosja e produkteve),
  • Asiston agjentet e shitjes direkt ne terren duke ju dhene suportin dhe ndihmen per te zgjidhur situata te ndryshme qe mund te krijohen,
  • Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu per konkurrencen, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel te importit,
  • Negocion kur hapet nje klient i ri, per listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me te cilat do te mbyllet ky bashkepunim,
  • Merr pjese ne negocime me klientet me kontrate, Key Account,
  • Monitoron ne menyre te vazhdueshme faturat e hapura per agjentet dhe klientet,
  • Mbledh informacion dhe jep orientim dhe zgjidhje per datat e skadences per produktet,
  • Verifikon produktet me qarkullim te ulet dhe jep sugjerime per shitjen e tyre ne menyren me te shpejte per te parandaluar skadencen e tyre,
  • Ndjek ne baze ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa,
  • Merr pjese ne menyre direkte ne procesin e inventarit te agjenteve te shitjes ne fillim te cdo muaji,
  • Mban kontakte te vazhdueshme me klientet Key Account:

- Aktivizimi i POS,
- Ofertat e katalogeve,
- Organizime te eventeve te medha,
- Listimin e produkteve,
- Aktivitete promocionale,

  • Pergatiti dhe dergon raportet brenda afateve kohore per statistika te ndryshme:

- Inventarin mujor per cdo distributor,
- Qarkullimin mujor te klienteve me kontrate ne distriktin pergjegjes,
- Pagesat mujore nga agjentet e shitjes tek distributoret,
- Shperndarjen javore per listen e produkteve specifike.

Ostalo (Opciono)

KËRKESAT:

  • Arsimi i larte, (prefereohet fusha Ekonomike)
  • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar,
  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
  • Të jetë i besueshëm,
  • Të jetë i gatshëm të pershtatet dhe të marrë përgjegjësi,
  • Të jete i aftë të punojë në grup,
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion,
  • Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

 

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30.04.2018.

 

__________________
All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com