DREJTOR EKZEKUTIV - TIRANE

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * DREJTOR EKZEKUTIV - TIRANE
Kategorija General menadzment
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani lider në industrinë e instalimit, modernizimit dhe mirëmbajtjes së ashensorëve, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

DREJTOR EKZEKUTIV

Përmbledhje e pozicionit:

Është përgjegjës për krijimin e unitetit ne kompani, vendosjen e synimeve dhe prioriteteve dhe implementimin e strategjise përmes drejtimit të stafit drejt realizimit dhe arritjes së vizionit të kompanisë. Po ashtu siguron që planet të implementohen sipas procedurave të brendshme dhe afateve kohore të percaktuara.   

Aftësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë dhe planin e biznesit në përputhje me objektivat afatshkurta dhe afatgjata të kompanisë;
  • Qartëson dhe komunikon vizionin dhe strategjinë e kompanisë tek stafi;
  • Merr vendime të duhura duke u mbështetur në analiza mirë të argumentuara të të dhënave dhe informatave;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientë dhe palë të tjera;
  • Harmonizon implementimin e aktiviteteve brenda struktures organizative;
  • Harton plane dhe buxhete vjetore dhe siguron implementimin e tyre;
  • Përgjegjës për hartimin dhe implementimin e rregulloreve dhe procedurave të kompanisë (Kodi i etikës, rregullorja e sigurisë, ISO standardet e cilësisë);
  • Mbikqyr dhe kerkon llogari nga divizionet dhe departamentet për realizimin e planeve të vendosura;
  • Promovon kulturen organizative në kompani;
  • Organizon evente me qëllim të promovimit të imazhit të kompanisë;
  • Përfaqëson kompaninë në forume, panaire ose evente;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me fabrikën (shitjet, finc. stokun, konfirmimet në prodhim);
  • Planifikon burimet njerëzore në përputhje me strategjinë e kompanisë;
  • Analizon dhe përcakton nevojat e trajnimit dhe harton plane të trajnimit si dhe kujdeset për zhvillimin profesional të stafit; 
  • Mbikqyr planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e projekteve;
  • Mbajtja e analizimi i tregut për të siguruar përparësi konkuruese për kompaninë; 
  • Siguron që të ruhet stabiliteti financiar dhe likuiditeti;
  • Siguron që puna të bëhet me kualitet dhe efektivitet dhe profesionalizëm në shërbimet e shitjes, instalimit, mirëmbajtjes dhe modernizimit;­­­
  • Përkrah dhe koordinon aktivitetet mes kompanive të grupit;
  • Siguron implementimin e vlerësimit të performancës dhe njëkohësisht bën vlerësimin e performancës për vartësit e tij; 
  • Vazhdimisht shikon mundësi për të përmirësuar proceset/operacionet e punës përmes planit të monitorimit dhe vlerësimit;
  • Kujdeset në implementimin e politikave të riskut në kompani, ndërsa për raste të veçanta që nuk janë në përputhje me politikat kërkon perjashtim nga Bordi Ekzekutiv;
  • Raporton për çështje financiare tek drejtori financiar (CFO) i grupit;
  • Raporton për zhvillimet në kompani në baza periodike të rregullta tek Bordi Ekzekutiv i kompanisë;
  • Inkurajon dhe motivon vartësit/punonjësit për kontributet, sukseset dhe rezultatet e arritura në kompani;
  • Punon në mënyrë të vazhdueshme në ndërtimin e besimit ndërkolegial dhe imazhit për kompaninë.

Traženi uslovi

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në fushën e Menaxhimit, Administrimit të Biznesit apo Ekonomisë (kualifikimi master i preferuar);
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze e nivelit të avancuar;
  • Përvojë në fushën e ashensorëve apo në fusha të ngjashme minimalisht pesë (5) vite, si dhe përvojë menaxheriale minimalisht tre (3 vite);
  • Të ketë aftësi të punës me kompjuter sikurse MS Office, AutoCAD;
  • Të ketë aftësi për vendimmarrje në bazë të gjykimeve të shëndosha dhe logjike për një vendimarrje të pavarur, praktike dhe objektive.
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit verbal dhe në të shkruar dhe demonstron kualitet të lartë dhe efektivë të komunikimit me shkrim me eprorët, vartësit, dhe palët e jashtme;
  • Të ketë aftësi të mira udhëheqëse;
  • Të ketë aftësi ndërpersonale dhe qasje pozitive për punë;
  • Të ketë aftësi për zgjidhje të problemeve; 
  • Të jetë kompetent, i përgjegjshëm dhe profesional në punë;
  • Të ketë aftësi të mira në menaxhim të ciklit të projekteve;
  • Të dijë si të punojë nën presion.

Ostalo (Opciono)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 20 33430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 14/06/2019. 
 

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 
 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Novčana nadoknada Konkurruese