Gazetar i Arkives Dixhitale

O nama

A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor. A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Naziv pozicije * Gazetar i Arkives Dixhitale
Kategorija Novinar/Editor
Vrsta posla Full Time
Opis posla

A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për kandidatë në pozicionin më poshtë:

  •  Gazetar i Arkives Dixhitale

Pozicioni i “Gazetar i Arkives Dixhitale” perfshin menaxhimin e arkives online, organizimin dhe grupimin e video-ve ne kategori te pershtatshme dhe arkivimin e tyre, te cilat nevojiten per t’u ruajtur.

Njohuri shume te mira (te folur dhe te shkruar) ne shqip dhe anglisht.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë ne komunikim te vazhdueshem me stafin Editorial dhe stafin e  Sektorit te Programacionit ne menyre qe te beje planifikimin, ruajtjen dhe menaxhimin e videove,
  • Te protokolloj dhe procedoj per shperndarjen dhe emertimin e videove dhe ruajtjen e tyre,
  • Te vleresoj, te perzgjedh dhe te rregulloj materialet video,
  • Te kryej perpunimin dhe analizimin e informacionit ne nje nivel specifik dhe te pergjithshem dhe te beje arkivat te aksesueshme per nje game te gjere perdoruesish,
  • Te permbush kerkesat e gazetareve dhe stafit Editorial,
  • Te menaxhoj hapesiren ne server duke mbajtur protokollin arkivues te vendosur nga Televizioni,
  • Te kryej vleresimin e duhur te materialeve dhe te percaktoje se cilat materiale duhen arkivuar,
  • Te kete njohuri te mira te ngjarjeve aktuale qe ndodhin ne politiken shqiptare,
  • Te kete aftesi per te parashikuar se si mund te kerkohet nje material ne te ardhmen,
  • Te ruaj materialet ne vendin e duhur dhe te siguroj qe ato jane luajtur dhe riperdorur sic duhet,
  • Te ktheje materialet ne serverin qendror sipas kerkesave te Televizionit,
  • Te siguroje qe i gjithe procesi i arkivimit ka perfunduar me sukses dhe materialet jane ne perdorim,
  • Te raportoj per cdo problem qe lidhet me materialet qe kane problem dhe te ndjekin zgjidhjen e tyre deri ne fund,
  • Te kete nje bashkepunim te ngushte me Departamentin Editorial dhe te pasqyroje informacion te plote mbi materialet qe ata kane prodhuar.

Traženi uslovi

  • Diplomë Bachelor ose Master në Gazetari, Arkiv, Komunikim, ose fushë të tjera,
  • Pervoje 0-3 vjet ne menaxhimin e arkivit,
  • Pervoja ne televizionin eshte nje avantazh,
  • Aftesi shume te mira analitike,
  • Aftesi shume te mira per te kuptuar lajmet,
  • Aftesi shume te mira per te organizuar informacionin sipas protokollit arkivor,
  • Kuptimi i te drejtave dhe licensimi,
  • Te kete njohuri pune per kompjuteret, bazat e te dhenave dhe asetin e menaxhimit te sistemit,
  • Aftesi shume te mira komunikuese si dhe aftesi per te punuar mire me nje larmi te gjere grupesh pune dhe njerezish,
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur, me nje fryme bashkepunuese dhe nje drejtim drejt zgjidhjes se problemeve,
  • Te beje nje permbledhje te shkelqyeshme te lajmeve,
  • Te jete i/e vemendshem ndaj detajeve,
  • Aftesi per te kryer shume detyra ne te njejten kohe,
  • Aftesi kompjuterike, ne programet si (MS Office, redaktimi dixhital, kerkimi ne internet, bazat e te dhenave.)
  • Te zgjidh problemet nen presion.
  • Integritet dhe moral.

Nëse dëshironi të filloni të beheni pjese e stafit A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per te aplikuar per keto pozicione, ju lutem vizitoni faqen tone Career website ose dergoni CV tuaj ne adresen:

hr@g2media.al

 

Data e fundit e aplikimeve është 10.08.2023.

 

Departamenti i BNJ

https://a2cnn.com/careers/

Tel: +355 4 562 0444

Cel: 069 40 200 38

Email: hr@g2media.al