KETRI WEB - Internship në digital marketing (Tiranë)

O nama

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Naziv pozicije * KETRI WEB - Internship në digital marketing (Tiranë)
Kategorija Marketing / Odnosi sa javnoscu
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Nisni karrierën tuaj në fushën e digital marketing, si intern pranë Ketri Web!
Në fund të internship-it ofrojmë mundësi punësimi.

Detyrat
- Krijimi i përmbajtjes së faqeve
- Postimi në rrjetet sociale
- Manaxhimi i fushatave email/newsletter
- Përmirësimi i SEO
- Mbikqyrja e performancës dhe raportimi i ecurisë

Traženi uslovi

Njohuri të domosdoshme teknike
- Njohuri të mira të koncepteve të marketingut
- Njohuri bazë në HTML

Aftësi personale të domosdoshme
- Anglishte e rrjedhshme
- Rrjedhshmëri në komunikimin me shkrim dhe verbal
- Vëmendje ndaj hollësive
- Vetëpërmirësim i vazhdueshëm profesional

Përfitime
- Zhvillim profesional
- Angazhim në projekte reale
- Ambient miqësor
- Mundësi punësimi

Ostalo (Opciono)

Kohëzgjatja: 2-4 muaj, në bazë vlerësimi

Orari i punës: 8:30 - 17:00, e hënë - e premte.

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/digital-marketing-intern-aplikim