Inxhinier Ndërtimi

O nama

Mbi dy dekada, “Hysenbelliu Group” njihet si një nga grupet investitore më të mëdhenj në tregun vendas dhe jo vetëm. Fillesat e tij regjistrohen rreth vitit 1994. Me po të njëjtin identitet, sot “Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në Shqipëri e në rajon. Portofoli i investimeve të grupit përfshin një varg biznesesh të ndryshëm: në fushën e mediave elektronike e të shkruara, në fushën e edukimit, në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të pijeve, në sektorin e ndërtimit, në sektorin bar-hoteleri-restorante etj. Në këtë përfaqësim dinjitoz vlen të përmendin kontributin e pamatë si pjesë e “Hysenbelliu Group” të emrave të njohur të bizneseve shqiptare, që nga: “Gazeta Panorama”, “Gazeta Panorama Sport”, “Gazeta Shqiptare”, “Revista Psikologjia”, “Revista Grazia”, “News 24”, “Balkan Web”, “Radio RASH”, “Birra Korça”, “Uji Fab”, “Universiteti Luarasi”, “ALB-MS 97”, “Erjoni” Ndërtim, “Egnatia” Ndërtim, “Hotel e Restorant Prestige”, dhe së fundmi dhe “Prestige Resort” (ish-Mak Albania në Golem) etj.

Naziv pozicije * Inxhinier Ndërtimi
Kategorija Inženjer
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores dhe ligjeve në   fuqi;
Aprovon të gjitha materialet që implementohen në kantier;
Sigurohet për zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta në mënyrë periodike;
Përgatit listën e punimeve që kanë mangësi ose janë të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit;
Zbaton me rigorozitet të kontratat e sipërmarrjes;
Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes së punëtorëve;
Organizon dhe koordinon stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
Koordinon programin e punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
Evidenton nevojat për materiale, dhe i mirë administron ato (makineritë dhe fuqisë punëtore);

Përgatit raporte ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecuritë përkatëse

Traženi uslovi

Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet;
Të ketë njohuri të avancuara mbi programet Autocad, dhe paketën Microsoft Office;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e    e-mailit:          

hr@ihb-group.com.al