Operator Regjistrimi në Rrethe

O nama

Aleat Sh.p.k. ("Aleat") është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të Idemia Identity & Security (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.

Naziv pozicije * Operator Regjistrimi në Rrethe
Kategorija Operator
Vrsta posla Full Time
Opis posla

NJOFTIM PUNËSIMI - OPERATOR REGJISTRIMI NË RRETHE
Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për OPERATOR REGJISTRIMI për periudhë 3 mujore (Qershor-Gusht) në rrethet e mëposhtme:

- Durrës
- Elbasan/Cërrik
- Fier/Patos
- Korçë
- Lezhë
- Shkodër
- Vlorë/Orikum- Sarandë


KERKESA
 

  • Diploma universitare.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Korrektësi në punë.
  • Ndershmëri dhe maturi.
  • Sjellje serioze.
  • Saktësi në hedhje të të dhënave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
  • Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.

Traženi uslovi

PERGJEGJESI

  • Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
  • Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
  • Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
  • Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore.

Ostalo (Opciono)

TE GJITHE TE INTERESUARIT TE DERGOJNE NJE CV TE PLOTE ME DETAJE TE EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANE burime.njerezore@aleat.comDUKE SPECIFIKUAR QYTETIN KU APLIKON. JU NJOFTOJME SE VETEM KANDIDATET E PERZGJEDHUR DO TE KONTAKTOHEN PER INTERVISTE.