MUNDËSI PUNËSIMI NË RESORT

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * MUNDËSI PUNËSIMI NË RESORT
Kategorija Hotelijerstvo / Turizam
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në industrinë e hotelerisë jemi duke kërkuar nëDhërmi / Shqipëri: 

TOTALI I PUNËTORËVE TË RESTAURANTIT:

·         2 SHEFA SALLE
-        Drejton dhe mbikqyr punën e stafit të shërbimit në sallë (kamariere, banakiere, sanitare) dhe menaxhon me kujdes dhe sukses fluksin dhe kërkesat e klientëve. Është në varësi të administratorit të restorantit;
-        Të ketë një diplomë të shkollës së lartë ose diplomë profesionale në fushën hoteleri-turizem; 
-        5-7 vjet eksperiencë në pozicion të njejtë ose të ngjashëm. 
-        Përbën avantazh eksperienca në restorante të njohura.

·         6 KAMARJERE
-        Të ketë përvojë pune;
-        Të jenë të përgjegjshëm, shkathtësi komunikimi dhe veprimi në gjuhën angleze, italiane.
-        Të ketë njohuri për pijet që shërbehën;

·         2 KUZHINIERE
-        Për të përgatitur mengjesin, Të ketë eksperienca të tjera pune si kuzhinjere në ndonjë restaurant tradicional apo edhe të huaj;

·         1 KUZHINIER
-        Të ketë eksperienca të tjera pune si kuzhinjere në ndonjë restaurant;
-        Të jetë e motivuar për krijimin e menyve të ushqimit në llojllojshmëri;
-        Të jetë e aftë të dëgjojë dhe të zbatojë rregullat e vendosura nga punëdhënësi.

·         1 PICIER
-        Të ketë të përfunduar shkollën e mesme. 
-        Përvoja e punës - minimum 2 vite ne te njejten fushe.
-        Të ketë aftësi të mira komunikimi me kliente dhe të kuptoj punën.
-        Të jetë i përgjegjshëm.

·         2 PASTRUESE

-        Mirëmbajtja e higjienës së hapësirave të resortit;
-        Duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
-        Të ketë eksperiencë pune;
-        Mbajtja e inventarit, parashikimi i nevojave dhe ruajtja e rezervave në përputhje me nevojat e hotelit.
-        Të ketë njohuri bazike komunikuese të gjuhës angleze apo italiane.


 

Traženi uslovi

TOTALI I PUNËTORËVE TË BAR-IT

·         2 BANAKIER

-        Të ketë përvojë pune në bar, Siguron që salla e banketit/restaurantit/barit ështëe pajisur plotesisht që kur fillon shërbimi çdo gjë të funksionoj;
-        Mban regjistrime për qëllime kontrolli; 
-        Kontrollon depon e pijeve - gjatë dy turneve;
-        Mban rezerva në bar në përputhje me nivelin e përcaktuar;
-        Siguron hapjen dhe mbylljen e inventarit me pije të forta akloolike;
-        Të fshijë të gjitha filxhanet/serviset e përdorura gjatë turnit dhe t’i kontrolloje para se t’i sherbej pijet që të jenë të pastra; 
-        Të pastroj ambjentin e banakut dhe aparatin ekspres përpara dorëzimit të turnit;
-        Të ketë kujdes në shërbim që të mos ketë parregullsi dhe aksidente.                                                                   

·         1 BANAKIER

-        I specializuar që të përgatis të gjitha llojet e kafeve;

·         4 KAMARJERE

-        Të ketë përvojë pune; 
-        Të jenë të përgjegjshëme, të kenë shkathtësi komunikimi dhe veprimi në gjuhën angleze, italiane;
-        Cdo ketë njohuri për pijet, koktelet e ndryshme, kafet që shërbehen;

·         2 PR (vajza)

-        Të kenë eksperiencë në të njejtën fushë;
-        Të kenë shkathtësi shumë të mira komunikimi, të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane; 
-        Të orientojë klientët në resort dhe t’I informojë cdo gjë rreth resortit;
-        Të menaxhojë punën brenda rregullave të resortit.


·         1 MENAXHER TË PËRGJITHSHËM

-        Përgjegjës për prezantimin e programeve të resortit, koordinimin, planifikimin, trajnimin  dhe rekrutimin e aplikantëve të ndryshëm për shërbimet dhe programeve të resortit. 
-        Ndërmerr kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe aplikantët sipas programeve.
-        Ruan njohuri koherente të programeve dhe shërbimeve të Grupit në zyrën qëndrore dhe ato rajonale. Ndërmerr kontakte periodike dhe të posaçme me klientët e rinjë dhe ata ekzistues.
-        Të jetë i orientuar nga objektivat dhe të planifikojë strategjikisht veprimtarinë e biznesit;
-        Të ketë aftësi të larta analitike, kontrolluese dhe të dijë të gjenerojë raporte menaxheriale;
-        Të jetë i vetëmotivuar dhe i aftë të drejtojë stafin;
-        Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.

·         1 KONTABILIST

-        Të jetë i aftë në hedhjen e veprimeve financiare në programin kompjuterik të kontabilitetit në kohë dhe me saktësi si llogaritë e inventarit, klienteve, furnitorëve etj.
-        Të kryej deklarimet në kohe reale të shtimit dhe pakësimit të fuqisë puntore;
-        Rakordim me inxhinierët e objekteve per situacionet mujore të objekteve të shoqerisë dhe të prodhojë raportet e nevojshme;
-        Duhet të ndjekë dhe menaxhojë të gjitha çështjet që kanë lidhje në marrëdheniën me shtetin për sa i perket tatim taksave dhe detyrimeve të tjera financiare;
-        Harton pasqyrat financiare periodike sipas kërkesave të eprorit;
-        Duhet te jetë i azhornuar vazhdimisht me ndryshimet në rregulloret fiananciare dhe legjislacion;
-        Analizon dhe raporton llogaritë kryesore kontabël;
-        Realizon arritjet duke kryer të gjitha detyrat e caktuara;
-        Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik të plotë, dega Financë-kontabilitet;
-        Një diplomë pasuniversitare përben avantazh.

·         1 ADMINISTRATOR për Water Sports

-        Të ketë eksperiencë në këtë fushë;
-        Të koordinojë mbështetjen administrative;
-        Të implementojë projektet e parapara gjatë gjithë sezonit;
-        Të ketë përvojë si vullnetarë nëpër shoqata të ndryshme që mirren më sporte uji;
-        Të orientojë klientët dhe të mbajë përgjegjësi që të menaxhojë sported e ujit me përgjegjshmëi;
-        Të njohë gjuhën angleze, italiane, apo gjermane.


·         1 DJ - të përditshëm për të gjithë sezonin

-        Të ketë eksperiencë nëpër organizime të eventeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit;
-        Të jetë në hape me trended muzikore;
-        Të ketë njohuri me aparaturën elektronike muzikore;

Ostalo (Opciono)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected] , [email protected] për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Joana ÇELA në numrin e telefonit + 355 688022222 dhe znjsh. Blerta HASANI në numrin e telefonit +38649887057 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 31 Mars 2016.

Provo suksesin meThe HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Novčana nadoknada Kompetitive