Kompania “Mon Chéri” kërkon të punësojë Specialiste Marketingu

About us

“Mon Cheri” sh.p.k. është kompani që operon në tregun shqiptar të shërbimeve, me fokus sektorin e ushqimit dhe pijeve. Mon Cheri është e para “coffee shop company” në tregun shqiptar, duke sjellë risinë e produkteve të kafeterisë, të cilat mund të konsumohen rrugës për në punë apo në shkollë.

Post Title * Kompania “Mon Chéri” kërkon të punësojë Specialiste Marketingu
Category Sales Manager
Work type Full Time
Job Description

Ne ofrojmë për punonjësit tanë:

  • Kontratë pune te Rregullt
  • Sigurime shoqerore dhe shëndetësore
  • Pagesë konkurruese
  • Kushte te mira pune
  • Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë



 

Requrements

Përgjegjësitë Kryesore 

•Të idendifikoje dhe zhvilloje strategji te reja per produktin 
•Të koordinojë aktivitetet e marketingut dhe politikat per promovimin e produkteve dhe sherbimeve, duke punuar per reklamim e tyre. 
•Të vleresoje aspektet financiare të zhvillimit te produktit, te tilla si buxhetet, shpenzimet, kerkimi dhe zhvillimi.
•Të përgatisë raporte, përgjigjet e-maileve, ndjek telefonatat dhe kontrollon dokumentat për saktësi;
•Të implementojë materialin komunikues marketing në mediat sociale;
•Të angazhohet me projektet dhe eventet mujore të Departamentit Marketing;
•Të administrojë proceset që nga krijim i marrëdhënieve kontraktuale deri në përfundim të saj;
•Të realizojë raporte periodike mujore në lidhje me ecurinë e subjekteve ekzistuese;
•Të negociojë me klientë duke bërë të mundur investimin e tyre;
•Të tjera detyra sipas udhëzimeve të Drejtuesit të Departamentit Marketing.

Kualifikime/Kërkesa:

•Te jete ne moshen 30 – 35 vjec
•Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
•Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune 
•Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
•Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo palë tjetër;
•Të ketë aftësi përmbyllëse;
•Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, produkte, teknika të shitjes, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
•Të jetë e fokusuar drejt klientit;
•Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
•Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë
•Të njohë shumë mirë programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point) njohja e programeve profesionale përbën avantazh;
•Të jetë njohës shumë e mirë e gjuhës angleze

Other (Optional)

Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju ftojmë të aplikoni në këtë dritare punësimi ose të dërgoni CV+FOTO tuaj,Letër interesimi dhe Referenca tek punesim@moncheri.al


“Mon Chéri”
Rr. Elbasanit, perballe shkolles se mesme “Asim Vokshi”,
pallati ne krah te Ambasades Amerikane, kati i III