Specialist i Marrjes në Sigurim, Vlorë

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Post Title * Specialist i Marrjes në Sigurim, Vlorë
Category Sales Manager
Work type Full Time
Job Description

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist i Marrjes në Sigurim, Vlorë

Roli dhe Përgjegjësitë:

Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.

Requirements

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin e Ekonomisë.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
  • Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  • Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  • Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  • Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  • Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).

Të interesuarit, brenda datës 13.03.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

 

Salary Vlore