INXHINIER ELEKTRIK - TIRANE

About us

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Post Title * INXHINIER ELEKTRIK - TIRANE
Category Engineering
Work type Full Time
Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

INXHINIER ELEKTRIK

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik. Planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve.    

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respektive;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike;
  • Harton planet e zhvillimit të projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret;
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike në përputhje me standartin teknologjik.

Requirements

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. I preferuar profilizimi në drejtimin energjitik;
  • Nivel eksperience pune jo më pak se 5 (pesë) vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri te mira te  programeve: Autocad, llogaritje Teknike Elektrike / DIALUX , etj;
  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike elektrike të impianteve elektrike: Furnizim, shpërndarje, komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU. 
  •  Aftësi te mira në projektim dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Të zotërojë etikë dhe integritet professional;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë iniciativë;
  • Te jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

Other (Optional)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 34 30 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 15/05/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Salary Konkurruese