Zyrtar/e për Burime Njerëzore me Njohuri të Gjuhës Gjermane

About us

KiKxxl & evroTarget me seli në Prishtinë, është kompani e cila merret me kujdes ndaj klientit, shërbimeve inbound dhe outbound.

Post Title * Zyrtar/e për Burime Njerëzore me Njohuri të Gjuhës Gjermane
Category Human Resources
Work type Full Time
Job Description

Kërkojmë Zyrtar/e për Burime Njerëzore me njohuri të gjuhës gjermane

Requirements

Përgjegjësitë 

• Menaxhon ekipin e rekrutimit në organizimin e takimeve, prezantimin e mundësive të punësimit, paraselektimin e aplikantëve të interesuar, kryerjen e procedurave adimistrative të aplikimit
• Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e përcaktimin e target grupeve sipas mundësive të punësimit
• Njeh programet e punësimit sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi
• Menaxhon aplikimet e punëkërkuesve të përzgjedhur. Përgatit raporte përkatëse të rekrutimit
• Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore
• Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim
• Mbikqyrë dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës
• Kontribuon për një ambient pozitiv të punës
• Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve
• Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bënë monitorimin e programeve të trajnimit

Kualifikimet 
• Të ketë të përfunduar studimet e gjuhës gjermane
• Përvojë pune e prefereushme 2 vite në burime njerëzore ose administratë
• Aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane në të folur dhe në të shkruar 
• Njohuri shumë të mira të MS Office dhe aftësive kompjuterike
• I/e aftë të punoj ne grup 
 

Other (Optional)

Dokumentet e kërkuara për aplikim

·         CV

·         Kopja e diplomave të edukimit të përfunduar

·         Kopjet e diplomave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse ose programe  

trajnuese/edukative të përfunduara

·         Referenca nga punëdhënësit paraprak

Për të aplikuar, Klikoni këtu